1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vritet në Prishtinë, drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizmit

Qeveria e Kosovës e dënoi ashpër aktin kriminal të vrasjes. Deri tani nuk ka ndonjë person të dyshuar në lidhje me këtë vrasje dhe nuk dihen as motivet.

Die Leiche des erschossenen Treuhand-Chefs

Dino Asanaj është therur me thikë disa herë nga persona të panjohur në zyrën private të tij në një lagje në periferi të Prishtinës, e njohur si "fshati ndërkombëtar". Mehmet Maxhuni, mjek nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës, konfirmoi se Dino Asanaj, u soll në spital me plagë të rënda therjeje me thikë dhe me gjithë ndërhyrjen kirurgjikale, ai nuk ka mundi t'u mbijetojë plagëve. Zyrtarë të policisë së Kosovës, thonë se tash për tash nuk kanë ndonjë person të dyshuar në lidhje me këtë vrasje, sikundër nuk dihen motivet.

Qeveria e Kosovës e dënoi ashpër aktin kriminal të vrasjes së kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. "Ky veprim qyqar është një veprim i rëndë kundër individit dhe shoqërisë kosovare, kundër institucioneve demokratike të Kosovës dhe mbi të gjitha është një veprim kundër funksionimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës" - thuhet në një njoftim të shkruar nga qeveria e Kosovës. Ekzekutivi i vendit, kërkon nga organet kompetente që menjëherë të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që kryerësit e kësaj vrasjeje të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

  • Data 14.06.2012
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15Eg7
  • Data 14.06.2012
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15Eg7