1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vritet në Afganistan një ushtar gjerman

Në Afganistan ende nuk ka stabilitet, por megjithatë tërheqja e trupave gjermane do të vazhdojë. Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se rruga deri në përfundim të mandatit të ISAF është e gjatë dhe e vështirë.

Për herë të parë pas gati dy vjetësh është vrarë përsëri në Afganistan një ushtar gjerman. I ndjeri u përkiste trupave të elitës KSK dhe është anëtari i parë i forcave speciale që ra duke kryer detyrën. "Ky është një lajm i hidhur dhe i dhimbshëm," - tha ministri i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere në Berlin. Ushtarët gjermanë ishin qëlluar me armë zjarri, kur ishin duke mbështetur të shtunën forcat e policisë afgane në një operacion kundër kryengritësve në provincën e trazuar Baghlan. Një ushtar i dytë i trupave KSK u plagos, por tani jashtë rrezikut.

Në sulme të tjera në jug dhe perëndim të vendit, u vranë shtatë ushtarë amerikanë. Kjo ishte një nga ditët me humbje më të mëdha për trupat ndërkombëtare që nga fillimi i vitit. Talebanët kanë njoftuar një mësymje të pranverës.

Bundesverteidigungsminister Thomas de Maiziere

Thomas de Maiziere

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere tha në Berlin se "rruga deri në përfundim të mandatit të ISAF në fund të vitit 2014 është e gjatë dhe e vështirë, dhe mbetet shumë për të bërë: trajnim dhe përkrahje, negociata, zhvillim ekonomik, punë e mirë e qeverisë në Afganistan, dhe me sa duket edhe luftë ... " Por sipas ministrit "Rruga mbetet e drejtë, edhe objektivat për periudhën nga vitit 2015 në vazhdim po ashtu. Ne nuk do ta braktisim popullin afgan."

Ministri i Jashtëm Federal Guido Westerwelle u shprehu familjarëve të ushtarit të vrarë ngushëllimet e tij. "Ne jemi me mendje pranë familjes dhe të gjithë të afërmeve të ushtarit të rënë. Dhe ndjejmë dhe vuajmë edhe me ushtarin e plagosur."

Außenminister Guido Westerwelle Enthaltung UN-Votum

Guido Westerwelle

Ne do të na duhet të përballemi me pengesa edhe në të ardhmen, tha politikani në kuadër të kongresit të partisë liberale FDP në Nyremberg. "Angazhimi në Afganistan është i rrezikshëm dhe ende nuk ka stabilitet. Por megjithatë është e drejtë që tërheqja e trupave tona ushtarake të vazhdojë. Ne siç u ra dakord në plan ndërkombëtar, do të vazhdojnë tërheqjen e forcave tona luftarake deri në fund të vitit 2014." - tha ministri i Jashtëm Federal Guido Westerwelle.