1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Vritet Kryetari i Konferencës ipeshkvnore të Turqisë - Vatikani dënon vrasjen

Mediet turke njoftuan se kryeipeshkvi Luigi Padovesi u vra me thikë nga shoferi i tij, i cili u arrestua. Motivi i vrasjes është i paqartë. Vatikani në reagimin e parë e cilësoi këtë një akt të tmerrshëm e të pabesueshëm

default

Padovese në një ceremoni varrimi në Turqi

Policia turke ka arrestuar vrasësin e kryeipeshkvit pak kohë pas kryerjes së sulmit. Kjo u konfirmua edhe nga guvernatori i Iskenderunit, Lekesiz. Bëhet fjalë për vetë shoferin po ashtu katolik të kreut shpirtëror të katolikëve në Turqi. Gjatë arrestimit policia ka zbuluar tek burri edhe armën, me të të cilën ka kryer sulmin. Motivi i saktë i vrasjes mbetet ende i paqartë. Një reporter i televizionit turk NTV njoftoi nga vendi i ngjarjes:

"Sipas të dhënave të banorëve të lagjes shoferi po ashtu ishte katolik dhe ka punuar gjatë katër viteve të fundit për Ipeshkvin Padovese. Gjatë ditëve të fundit banorëve iu kishte rënë në sy sjellje e çuditshme e shoferit. Padovese ishte njeri shumë i dashur në mesin e banorëve të lagjes. Në këtë lagje tani sundon pikëllimi i thellë, disa prej banorëve kanë qarë."

Para dy javësh Padovese ishte shprehur për gjendjen e të krishterëve në Turqi. Ai kishte theksuar me atë rast se gjendja e tyre është përmirësuar. Në një intervistë dhënë para ca muajsh ARD-së kleriku italian vuri në pah rëndësinë e përgjithshme të Turqisë për krishtërimin.

"Ne jetojmë në një truall me plot thesare. Për shkak se, ku tjetër krishtërimi është rritur si në Turqi? Kur e kujtojmë, që shumica e shkrimeve të Dhiatës së re janë shkruar në këtë vend, atëherë mendojmë: këtu ka për tu zbuluar shumë."

Padovese ishte me prejardhje nga Italia

Si Vikar i Anadollit ishte përgjegjës edhe për 4500 katolikët në jug dhe në lindje të Turqisë. Vikariati i Anadollit shtrihet prej kryeqytetit turk Ankara deri në kufirin irakian. Selia e tij është në Iskenderun. Rajoni përreth qytetit në afërsi me kufirin sirian është një rajon me rëndësi historike për krishtërimin. Jo larg Iskenderunit ndodhet shpellëza e Shën-Pjetrit, në të cilën mendohet që krishterët e parë janë mbledhur për meshat e tyre.

Gjatë viteve të kaluara në Turqi ka pasur disa sulme kundër klerikëve katolikë. Por kohëve të fundit gjendja është qetësuar sërish. Vatikani në reagimin e parë e cilësoi këtë një akt të tmerrshëm dhe të pabesueshëm.

Autor: Steffen Wurzel/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 04.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nhxy
  • Data 04.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nhxy