1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vriten të paktën 4 ushtarë izraelitë

8 Janar 2017

Si pasojë e një sulmi me një kamion në Jerusalem janë vrarë të paktën katër ushtarë izraelitë.

https://p.dw.com/p/2VThE
Israel LKW-Anschlag in Jerusalem
Fotografi: Getty Images/AFP/A. Gharabli

Mjekët në spitalet e Jerusalemit kanë konfirmuar se katër ushtarë izralitë kanë humbur jetëm si pasojë e një sulmi të sotëm që ka ndodhur me një kamion në perëndim të kryeqytetit. Njëkohësisht konfirmohet se ka pasur edhe 13 të plagosur. Sulmi ka ndodhur me një kamion i cili është futur me shpejtësi në një grup ushtarësh dhe civilësh.

Policia ka kumtuar se si pasojë e një "sulmi të mundshëm terrorist" janë vrarë dhe plagosur shumë persona. Autoritetet kanë kumtuar ndërkohë se persona që ka kryer këtë sulm është me oirgjinë palestineze. Policia ka kumtuar se shoferi kamionit është "neutralizuar", që do të thotë se ai është vrarë. Autoritetet kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë luftën kundër terrorizmit. Sulmi më i rëndë që nga viti 2015 ka ndodhur në një pjesë të okupuar nga Izraeli në vitin 1967. 

Muajt e kaluar në Jerusalem ka pasur disa raste të tjera të sulmeve me thikë ndaj forcave izraelite të sigurisë. Gjatë sulmeve janë përdorur edhe makina dhe armë të zjarrit.

bc/affd