1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vriten shtatë punonjës të OKB në Afganistan

Trazirat e dhunshme të nisura për shkak të djegies së koranit nga një predikues radikal në Florida të Shteteve të Bashkuara, janë përhapur në të gjithë Afganistanin.

default

Nga zyra e OKB në Masar-i-Sharif del tym

Në Kandahar në jugun e vendit, u vranë pesë vetë. Qindra demonstrues përdorën parrulla antiamerikane, dogjën makinat dhe bllokuan një rajon policie. Edhe në Herat, në perëndim të Afganistanit ka pasur protesta. Të premten një turmë e ndezur pas lutjes së të premtes sulmoi zyrën e Kombeve të Bashkuara në Masar-i-Sharif duke vrarë shtatë punonjës të huaj të OKB-së. Gjatë sulmit u vranë edhe të paktën 5 demonstrues dhe u plagosën më shumë se 20 persona të tjerë.

Reagime ndërkombëtare

Këshilli i Sigurimit të KB ka dënuar ashpër sulmin. 15 vendet anëtarë të instancës më të lartë të OKB-së, kërkuan nga qeveria afgane marrjen e masave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon u shpreh: "Ky sulm është një akt i shëmtuar dhe burracak, i cili nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë". Presidenti i SHBA-së Barack Obama, deklaroi se viktimat ishin gra dhe burra të guximshëm, të cilin punonin për rindërtimin e Afganistanit.

UN Hauptquartier Mazar-i-Sharif Afghanistan Anschlag

Një turmë e ndezur sulmoi zyrën e Kombeve të Bashkuara

Ashtu si edhe politikanë të tjerë të lartë të botës, edhe Westerwelle shprehu "indinjatë të thellë". Për të vrarët, misioni në Afganistan, kërkoi çmimin maksimal, tha Westerwelle.

Sulmi i së premtes ishte sulmi më i përgjakshëm për OKB-në në Afganistan. Drejtuesi i këtij misioni, Staffan de Mistura u shpreh se megjithatë OKB do të vazhdojë punën e saj në vend. Shefi i policisë së Masar-i-Sharifit fajësoi talibanët se ishin ata orkestruesit e gjakderdhjes. Një zëdhënës i kryengritësve e hodhi poshtë këtë.

Drejtësia amerikane e pafuqishme

Djegia e koranit në një kishë të Floridas e cila shkaktoi një valë zemërimi, apo edhe djegia simbolike e librave, kategorizohet në SHBA si shprehje e lirisë së mendimit, e cila është sanksionuar në paragrafin e parë të kushtetutës. Aty i garantohet qytetarëve amerikanë shprehja e lirisë së mendimit.

Dossierbild Koran-Verbrennung 3

Terry Jones, SHBA thotë se do të djegë kuranin publikisht

Gjykata e Lartë e SHBA-së është marrë disa herë me çështjen se ku duhen vendosur kufijtë e lirisë së mendimit. Gati gjithmonë gjyqtarët më të lartë kanë vendosur kundër këtyrë kufijve, edhe atëherë kur, kur shprehja e lirisë së mendimit nga shumica e shoqërisë konsiderohet si e shëmtuar apo edhe lënduese.

Autor: AG/Arapi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 02.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10mNt
  • Data 02.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10mNt