1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vringëllima të reja armësh nga Koreja e Veriut

Koreja e Veriut vazhdon provokimet. Pjënjani është i gatshëm për teste të reja bërthamore “në çdo kohë dhe çdo vend” – deklaroi MPJ e Koresë së Veriut.

Grindja për programin atomik të Koresë së Verit është ashpërsuar së tepërmi. Ndërsa pushtetmbajtësi Kim Jong Un mund të urdhërojë kryerjen e një prove të re bombe bërthamore me raketë me rreze të gjatë veprimi, presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA-ja mund të ndërhyjë edhe e vetme në Korenë e Veriut, përfshirë edhe me mjete ushtarake.

Raketat me rreze të gjatë veprimi kërcënojnë edhe SHBA-në

Koreja e Veriut ka zhvilluar sipas të dhënave të saj që prej vitit 2006 pesë prova me raketa me armë bërthamore dhe po punon edhe për zhvillimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.

Këto raketa kërcënojnë dhe SHBA-në dhe prandaj presidenti Donald Trump krahas kërcënimeve për ta sulmuar ushtarakisht Korenë e Veriut, po përpiqet për të hyrë në aleancë me sa më tepër vende.

Trumpi telefonoi për këtë qëllim me kryeminstrat e Tajlandës dhe të Singaporit Prayut Tshan-o-Tsha dhe Lee Hsien Loong. Në qendër të bisedimeve ishte sqarimi i mundësive për të ushtruar presion ekonomik dhe diplomatik ndaj Koresë së Veriut. Të dy kryeministrat janë ftuar po ashtu që të vizitojnë Uashingtonin.

Rrezik nga një shkatërrim bërthamor

Sipas Shtëpisë së Bardhë për momentin SHBA-ja dhe vendet aziatike përreth Koresë së Veriut nuk kërcënohen nga asnjë tjetër kaq fort sa prej veprimeve të Koresë së Veriut. Shefi i Shtabit Priebus tha se „në Azi ekziston rreziku i një shkatërrimi bërthamor masiv". Prandaj Trumpi është në kontakt të vazhdueshëm edhe me kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe dhe me presidentin kinez Xi Jinping.

Po ashtu presidenti amerikan zhvilloi edhe një bisedë telefonike me presidentin e Filipineve Rodrigo Duterte , të cilin e ftoi gjithashtu për vizitë në Uashington. Gjatë bisedës ata diskutuan për rrezikun prej Koresë së Veriut dhe për marrëdhëniet mes të dy vendeve.

PHILIPPINES-ASEAN 2017-SUMMIT (Getty Images/AFP/T. Aljibe)

Rodrigo Duterte

"Drogat – një e keqe nga e cila vuajnë shumë vende"

Nën drejtimin e Barack Obamës marrëdhëniet mes Filipineve dhe SHBA-së qenë ashpërsuar, sepse Obama e kishte kritikuar Duterten për qëndrimin brutal të qeverisë së tij ndaj rrjeteve të drogave në vend.

Kurse tani në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë për telefonatën mes Trumpit dhe Dutertes u tha se "ata biseduan edhe për luftën e ashpër të qeverisë filipinase për ta shpëtuar vendin prej drogave, një e keqe nga e cila vuajnë shumë vende të botës.”

Kina dhe Papa paralajmërojnë

Pushtetmbajtësi koreano-verior Kim Jong Un kishte urdhëruar të shtunën një test të ri të një rakete bërthamore me rreze të mesme veprimi. Sipas të dhënave të SHBA-së kjo raketë shpërtheu menjëherë pas nisjes.

Qeveria kineze, e cila është e vetmja aleate e Koresë së Veriut, paralajmëroi pas këtij testi si Korenë e Veriut edhe SHBA-në që të mos e acarojnë më tej konfliktin.

Edhe Papa Françesku kërkoi një zgjidhje diplomatike. Në rast se do të zhvillohet vërtet ndonjë luftë, prej saj do të gjejnë vdekjen një pjesë e madhe e njerëzimit, paralajmëroi kreu i Kishës Katolike.

se/kle (rtr, ap, dpa)