1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vrasjet në Wisconsin me sfond racist?

Pas gjakderdhjes së shkaktuar në një tempull të sikëve në SHBA janë shtuar spekullimet për mundësinë e motiveve raciste, që ka patur vrasësi 40 vjeçar. Ai vrau në Tempullin Oak Creek në shtetin Wisconsin gjashtë vetë.

Vrasje në tempullin sik në Oak Creek

Vrasje në tempullin sik në Oak Creek

Makthi filloi të dielën paradite (05.08.) rreth orës 10.45 sipas orës së vendit. Në tempullin sik të Oak Creek-ut në shtetin federal amerikan të Wisconsin-it, disa gra sapo kishin filluar të përgatisnin drekën. Në këtë kohë në tempull hyn 40 vjeçari Wade Michael Page. Në dorë ka një pistoletë gjysëmautomatike nëntë milimetërshe, xhepat të mbushura me fishekë. Pa thënë asnjë fjalë, ish ushtari i bardhë fillon të qëllojë mbi besimtarët. Pak minuta më vonë, në zyrat e policisë në Oak Creek ranë zilet e para të urgjencës. "Një burrë ka hyrë në tempullin tonë. Ai është duke qëlluar gjithandej. Një besimtar vdiq," - thonë informacionet e para. Brenda disa minutash veterani i ushtrisë amerikanë vret gjashtë vetë. Mes viktimave bëjnë pjesë krah kryetari të komunitetit dhe një sik 84 vjeçar dhe një grua 39 vjeçare. Para hyrjes Michael Page bëri një betejë të ashpër me policinë.

Vrasje në tempullin sik në Oak Creek

Vrasje në tempullin sik në Oak Creek

John Edwards, shef i policisë së Oak Creek, tregon: "Atentatori qëlloi nga distancë e shkurtër nëntë herë mbi një nga kolegët tanë."

Polici i plagosur rëndë i dha shenjë kolegëve që të mos merreshin me të, por të shkonin tek besimtarët në tempull.

Shumë fëmijë ishin fshehur në tempull poshtë bankave, shumë plumba ngecën tek muret e tempullit. Falë ligjit për blerjen e armëve në Wisconsin ish ushtari Michael Page ka mundur ta blejë shumë lehtë pistoletën gjysmëautomatike dhe municionin. Megjithëse pas gjashtë vjetësh shërbimi në ushtrinë amerikane ai ka qenë liruar për shkak të shkeljeve të përsëritura. Dhe megjithëse ka nuk e pat fshehur kurrë urrejtjen për pakicat dhe antarësimin aktiv në skenën neonaziste radikale të djathtë.

Në Southern Poverty Law Center, një nga institutet më me emër në SHBA për studimin e racizmit, drejtori Mark Potok, thotë: "Ky njeri bën pjesë që në vitin 1990 në skenën neonaziste amerikane, si një nga anëtarët më prominentë të saj. Ne e kemi patur nën vëzhgim prej vitesh."

Vrasje në tempullin sik në Oak Creek

Vrasje në tempullin sik në Oak Creek

Atentatori jo vetëm që ka nxitur publikisht urrejtjen kundër pakicave, por prej vitesh ka luajtur në një grup muzikor rroku pjesë e skenës neonaziste amerikane, tregon Potok.

Në krahun e atentatorit dëshmitarët okularë kanë parë një tatu me 9/11. Që prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit ka patur 700 sulme mbi anëtarët e komunitetit sik në SHBA, të cilët shihen si esktremistë të Al Qaidas ose talibanë, për shkak të mjekrës së gjatë dhe çallmave që mbajnë.