1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vrasje për party të shfrenuara

Nga një sulm taliban në një hotel pranë Kabulit humbën jetën disa dhjetëra vetë. Shumë nga klientët e hotelit u morën si pengje. Ministri i Jashtëm gjerman, Westerwelle dënon ashpër sulmin.

Talibanët sulmojnë hotelin në Kargah

Talibanët sulmojnë hotelin në Kargah

Pas sulmit të talibanëve ndaj një hoteli me të huaj në afërsi të kryeqytetit afgan, Kabul, ku humbën jetën të paktën 26 vetë, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle ka dënuar ashpër gjakderdhjen: "Ne shprehim keqardhjen tonë më të thellë për humbjen e jetëve njerëzore", tha ai të Premten pas një takimi me homologun e tij nga India, S.M. Krishna në Bangalore. "Ne jemi pranë të afërmve në hidhërimin e tyre dhe iu qëndrojmë pranë të plagosurve." Terrori nuk ka për ta ndalur punën tonë për një të ardhme më të mirë në Afganistan" u shpreh shefi i diplomacisë gjermane.

Helikopterët e NATO-s në ndihmë të forcave afgane të Premten, 22.06.

Helikopterët e NATO-s në ndihmë të forcave afgane të Premten, 22.06.

Njerëzit u përdorën si pengje

Nërkohë policia afgane i shpalli të përfunduara luftimet me talibanët radikalë islamikë, të cilat kanë sulmuar një hotel në periferi të Kabulit. Autoritetet afgane pohojnë se gjatë luftimeve 12 orëshe janë vrarë të paktën disa talibanë. Një grup i talibanëve radikalë islamikë sulmoi gjatë mesnatës një hotel të banuar kryesisht me të huaj dhe ka marrë shumë pengje. Shumë nga klientët e hotelit u morën si pengje dhe u përdorën edhe si mburoja në luftimet me forcat afgane.

Policia kumtoi se në mesin e pengjeve kishte edhe gra dhe fëmijë. Ekstremistët islamikë kanë kumtuar se sulmi është kryer për shkak se në këtë hotel janë bërë festa të mëdha të të huajve dhe afganëve të pasur. Në një deklaratë të tyrë thuhet se në këtë hotel janë bërë "party të shfrenuara". Deri tani nuk ka të dhëna nëse në mesin e të vrarëve ka dhe shtetas të huaj. Kargah është një hotel pranë liqenit dhe shumë afganë të pasur kalojnë aty kohën e lirë

Autor: afp, dpad/Cani

Redaktoi: Lindita Arapi