1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vrasje në burg? I dyshuari si përdhunues i indianes vetëvritet

Një nga të dyshuarit për përdhunimin e 23-vjeçares nga India, ka vrarë veten në burg. Ai ka varur veten në mëngjesin e së hënës (11.03.). 33 vjeçari ka qënë shoferi i autobusit, me të cilin u rrëmbye studentja.

Avokati i të akuzuarit thotë që ka qenë vrasje, dhe jo vetëvrasje. Nuk ka asnjë shpjegim rrethë asaj se pse mandanti i tij do të kishte varur vetën, pikërisht tani, tre muaj më pas, mu në mes të zhvillimit të procesit gjyqësor. Avokati për më tëpër dyshon në një komplot vrasjeje. Autoritetet zyrtare kanë dhënë urdhër që të kryhet autopsia në kufomën. Një hetim zyrtare ka për qëllim ta zbardhë këtë ndodhi. Avokati dhe familja e të vdekurit kërkojnë rezultate të shpejta.

„Policia duhet ta hetojë rastin sa më shpejtë që të jetë e mundur. Në emër të drejtësisë dhe ne interes të të akuzuarve të tjerë, të cilët nuk janë të sigurtë në burg. Për mendimin tim, ata nuk janë të sigurtë.”

Mediat nga India spekulojnë rreth faktit se çfarë pasoja do të këtë kjo vetëvrasje për rrjedhën e procesit gjyqësorë. Sipas informacionëve të burgut, i akuzuari Singh e ka varur vetën me një litar të improvizuar në qelinë e tij të burgut. Në kohën kur ka ndodhur ngjarja mendohet se kanë qënë edhe dy të burgosur të tjerë. Në burgun e Tiharit në Delhi nuk është e rrallë që disa të burgosur të ndajnë një qeli. Ram Singhu, 33 vjeçar, kishte qënë shoferi i autobusit, në të cilin kishtë ndodhur përdhunimi i vajzës 3 muaj më parë. Ky cilësohej si i akuzuari kryesor. Kësaj kalimtareje të rastit vetëvrasja në fjalë nuk i bën shumë përshtypje.

“Kjo sigurisht që nuk është mirë, nuk duhej që të ndodhte një gjë e tillë. Do të kishte qënë më mirë sikur, të merrte dënimin që meritonte, pasi të kishte pranuar fajësinë”.

Vëllai, nëna dhe babai i Ram Singh-ut, shoferit të autobusit që mendohet se vrau veten

Vëllai, nëna dhe babai i Ram Singh-ut, shoferit të autobusit që mendohet se vrau veten

Kërkohen dënime kapitale 

Një pjesë a madhë e shoqërisë kërkon që të akuzuarit të dënohen me vdekje. Pesë nga këta faktikisht kërcënohen me dënim me vdekje. Një tjetër i akuzuar cilësohet ende i mitur. Ai gjendet në një tjetër proces gjyqësor, në një gjykatë për të mitur. Dënimi për këtë mund të jëtë 3 vite burgim. Të dy proceset gjyqësore zhvillohen në seanca të mbyllura për publikun. Të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë, por sipas policisë ka prova te pakontestueshme kundër tyre. Përdhunuesit kanë qenë nën mbikyrje të veçantë në burg.

Burgu Tihar në Nju Delhi, me rreth 10.000 të burgosur radhitet në radhën e burgjeve më të mëdha në Azi. Organizatat për të drejtat e njeriut raportojnë për keqtrajtime sistematike që bëhen ndaj të burgosurve. Përdhunimi që kishte ndodhur me 16 dhjetor në Indi shkaktoi protesta massive. Ndërkohë kjo ka ngjallur një debat të thellë rreth dhunës së përditshme ndaj femrave. Viktima 23-vjeçare, një studente e fizioterapisë, nuk arriti që të shpëtojë nga ky përdhunim I tmerrshëm. Ajo vdiq dy javë pas ngjarjes në fjalë, nga plagët e rënda që kishte marrë.

Autor: Sandra Petersman/ Valmira Dobraj

Redaktoi: Auron Dodi