1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vrasje në amok - një serb 60 vjeçar vret 13 vetë

Një ngajrje e rëndë ndodhi këtë të martë në një fshat afër Beogradit. Një burrë 60 vjeç ka vrarë 13 vetë, mes tyre edhe një fëmijë. Motivet ende janë të paqarta.

Një serb në gjendje amoku sipas të dhënave të policisë ka qëlluar me armë ndaj 13 personave ndër ta edhe një djalin e tij dy vjeç. Vrasja ndodhi në fshatin Velika Ivanca, rreth 50 km në jug- lindje të Beogradit. Personi i dyshuar si autor i krimit është identifikuar si Ljubisa B. Fillimisht ai vrau djalin e tij dhe më pas qëlloi edhe ndaj bashkëshortes. 60 vjeçari është larguar nga banesa dhe ka qëlluar më pas viktimat e tjera në katër shtëpi të ndryshme në lagjen, ku jetonte me familjen e tij.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie, të cilat bëjnë të ditur se ende nuk dihen arsyet e krimit ndërsa viktimat janë familjarë, të afërm dhe fqinj të vrasësit. Mediat në Serbi citojnë fqinjët e 60 vjeçarit, të cilët kanë thënë se autori nuk kishte pasur sjellje të dhunshme më parë dhe nuk kishte qenë person problematik. Pas vrasjeve, ai ka tentuar të vrasë veten dhe gruan e tij, por kanë mbetur të dy të plagosur. 60 vjeçari së bashku me bashkëshorten aktualisht ndodhen në spital, bëjnë të ditur burimet nga policia.