1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Vrasje me ombrellë

Në Bullgari do të hapen dosjet e ish-sigurimit të shtetit në lidhje me të ashtuquajturat "vrasjet me ombrellë" në kohën e regjimit komunist.

Në këtë arkivë janë edhe marrëveshjet për bashkëpunim mes sigurimit bullgar dhe KGB-së ruse të vitit 1972. Në këtë mënyrë shërbimi bullgar siguronte helmet dhe mundësitë teknike për vrasjet me helmim.

Në bazë të marrëveshjeve për bashkëpunim mes sigurimit bullgar dhe KGB-së ruse të vitit 1972 shërbimi bullgar siguronte helmet dhe mundësitë teknike për vrasjet me helmim

Më 11 shtator të vitit 1978, në Londër vdiq Georgi Markov, gazetar i BBC-së, shkrimtar dhe disident bullgar. Në trupin e tij mjekët gjetën gjurmë të helmit ricinë. Disa ditë më parë Markovi ishte qëlluar në urën Vaterloo nga një përson i panjohur me majën e ombrellës. Një disident tjetër bullgar në Paris u paralajmërua se do të përjetonte fatin e Markovit. Disa javë më vonë gazetar i radios RFI, Vladimir Kostov, u qëllua po ashtu me të njëjtin helm. Ai shpëtoi vetëm falë ndihmës së menjëhershme mjekësore, ndërkohë që Scottland Yardi nisi hetimet për të gjetur vrasësin e panjohur me ombrellë.

Emblema e KGB-së

Emblema e KGB-së

Sigurimi bullgar, KGB-ja dhe një agjent italian

Dyshimet më të mëdha binin te sigurimi i shtetit bullgar "Dërzhavna sigurnost"". Georgi Markov ishte një kritik i njohur i Todor Zhivkovit. Ai u helmua më 7 shtator, në ditëlindjen e Zhivkovit, që për shumë analistë dëshmon se kjo ishte një hakmarrje personale e Zhivkovit.

„Në mënyrë kategorike. Në aktet interesante për këtë rast kam gjetur edhe planet për masat e rrepta operative kundër Markovit. Në to thuhet se Markovi duhet të asgjësohet," - tregon gazetari Hristo Hristov

I dyshuari i vetëm ishte agjenti italian, Francesco Gulino, i cili menjëherë pas vrasjes u nderua në Bullgari me një çmim dhe një pushim pa pagesë. Deri në ndryshimet politike në Bullgari në vitin 1989, ky agjent nuk ka kryer më asnjë punë të rëndësishme për shërbimin bullgar. Megjithatë ai ishte paguar me 30.000 dollarë amerikanë. Britania e Madhe dhe Danimarka, ku Guliano kishte jetuar në vitet 70-të, i kanë kërkuar dosjet që në vitin 1993, për ta nxjerrë atë para gjyqit. Por autoritetet bullgare kanë refuzuar.

Hristo Hristov thotë se tani ai i ka të gjitha dokumentat e duhura; "Gjatë procesit tim, gjykata ka kërkuar dy herë që të hapen arkivat e Shërbimit kombëtar të zbulimit. Unë kam tani rreth 100 dosje me shkresa."

Në këtë arkivë janë edhe marrëveshjet për bashkëpunim mes sigurimit bullgar dhe KGB-së ruse të vitit 1972. Në këtë mënyrë shërbimi bullgar siguronte helmet dhe mundësitë teknike për vrasjet me helmim. Prej vitit 1991 Moska po hesht, ndonëse ish-drejtori i KGB-së, Oleg Kalugin, e ka pranuar hapur se Todor Zhivkovi ka kërkuar ndihmë për likuidimin e Markovit.

Në Britaninë e Madhe nuk parashkruhen veprat penale që kanë të bëjë me vrasje

Hristo Hristov pohon se përgjegjësia është shumë e qartë: "Përgjegjësinë politike e mban pa dyshim byroja politike e Partisë Komuniste. Eshtë kjo një vrasje politike. Për atë që i ka ndodhur Georgi Markovit dhe Vladimir Kostovit duhet të përgjigjet shërbimi i sigurimit. Ndërsa vrasësi fizik mund të konstatohet vetëm pas hetimeve ndërkombëtare, që drejtohen prej Scottland Yardit."

Sipas ligjeve bullgare, me 11 shtator të këtij viti rasti parashkruhet, por në Britaninë e Madhe veprat penale që kanë të bëjë me vrasje nuk parashkruhen.

  • Data 05.09.2008
  • Autor Alexander Andreev
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FC0P
  • Data 05.09.2008
  • Autor Alexander Andreev
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FC0P