1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Vrasje çdo javë - shkallëzohet dhuna mes të rinjve britanikë

Dhuna e të rinjve ka marrë përmasa të frikshme në Britaninë e Madhe. Vitin e kaluar të rinj u vranë çdo javë, me thikë ose armë. Si viktimat ashtu edhe vrasësit kanë qenë të rinj.

Arrestimi i të rinjve të dhunshëm

Arrestimi i të rinjve të dhunshëm

Shumë shpesh konfliktet nuk kanë patur të bëjnë më drogra, por me ndarjen e zonave të influencës, me vendosjen me dhunë të respektit dhe të statusit të preferuar. Kërkund tjetër në Evropë, të rinjtë nuk harrxhojnë kaq shumë kohë me klikat e tyre dhe kaq pak kohë me të rriturit, sa në Britaninë e Madhe.

Emigrantë, Londër

Emigrantë, Londër

Tre adoleshentë vranë një burrë, sepse ai pengoi ata t`i dëmtonin makinën. Kjo ngjarje ka shokuar publikun britanik dhe përdoret si shkak për të hapur edhe një hetë debatet për të rinjtë e dhunshëm. Vrasësit kishin pirë alkool me litra dhe kishin marrë drogra. Më i riu ishte 16 vjeçar, më i vjetri 18 vjeçar, i dënuar disa herë dhe i lënë në liri me kusht.

"Alkooli është problem i madh. Gjithnjë e më të dhunshëm nuk po bëhen vetëm djemtë, por edhe vajzat"...thotë e veja e viktimës, pas procesit gjyqësor. "Ne ja lehtësojmë atyre krimet sepse ne themi, ah, ata janë ende fëmijë. Por ata duhet të përgjigjen për aktet e dhunshme. "

Fjalimi i Helen Newloves tërhoqi vëmendjen e publikut të gjerë. Në radio dhe në televizion njerëzit kanë filluar të tregojnë se si janë kërcënuar prej të rinjvë, janë trembur ose janë goditur vërtet. Të rinjtë që ushtrojnë dhunë në mënyre të përsëritur e kanë vendin në ushtri ose në kampet e punës, thonë ata. Prindërit duhet t`i kyçin të rinjtë në shtëpi, ose të kyçin veten e tyre.

Fjalën e kanë marrë edhe politikanët. David Cameron, Kryetari i Partisë së Konservativëve, e ka humbur durimin: "Ne mund ta zgjidhim këtë problem vetëm nëse forcojmë familjet tona, forcojmë shoqërinë tonë dhe i kthejmë shkollat në qendra të disiplinës dhe të mësuarit."

Por ministrja e brendshme, që vjen nga laburistët, Jaqui Smith, paralajmëron se nuk është e drejtë që t`i fusësh të gjithë të rinjtë në një thes: "Britania e Madhe nuk është thyer. Ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të penguar ngjarje të tilla tragjike."

Por kjo është vetëm gjysma e historisë. Jo vetëm kriminelët, edhe viktimat janë të moshës shumë të re. Vetëm vitin e kaluar në Londër u vranë 27 adoleshentë. Pjesa më e madhe e tyre u vranë nga adoleshentë. Shpesh konfliktet lindin për zona influence, tregojnë këta nxënës afrokaraibë në një kolegj në veri të Londrës. Kur ecin në rrugë ata mbajnë veshur jelekë antiplumb dhe një copë dru nën xhaketë për t`i përdorur për tu mbrojtur. "Respekt, respekt, gjithnjë lufta bëhet për respekt. Kush je ti? Kë njeh ti? Çfarë përfaqëson ti? Një hap në zonën e gabuar dhe jeta jote është në rrezik."

"Më parë të fusnin një thikë në shalë, sot të fusin plumbin kokës. Ose thikën."

"Kur janë ende 9 vjeçar ata janë fëmijë të qetë. Në moshën trembëdhjetëvjecare janë prishur. Dhe me 15 ose 16 vjeç arrijnë maksimumin e tyre. Dhe qetësohen vetëm kur mbërrijnë pas hekurave, ose në varr."

Në shkollat me probleme qeveria kërkon të instalojë tani dedektorë metalikë, që të ndalohet futja e armëve në shkollë. Por Shaun Bailey punonjës social në një nga zonat më të varfra të Londrës mendon se problemi nuk mund të zgjidhet me direktiva shtetërore. "Në asnjë vend tjetër të Evropës prishja e familjes tradicionale nuk është bërë kaq shumë sa në Britaninë e Madhe. Kërkund nuk ekziston përzierja e kufijve midis të rinjve dhe të rriturve sa këtu. Kërkush nuk vendos kufijtë e duhur. Fëmijët bombardohen me seks dhe dhunë."

Shaun Bailey ka inicuar në zonën e tij një projekt që mbledh të rinjtë nga rruga dhe i përgatit për profesione, i mëson disiplinë dhe marrjen e inisiativës personale, nëpërmjet sportit, riedukimit, punës. Ata përgatiten gjithashtu të bëhen prindër të përgjegjshëm. Adoleshentët duhet të mësojnë se si ta marrin në dorë jetën e tyre dhe t`ja ofrojnë atë shoqërisë britanike.

  • Data 07.02.2008
  • Autor Ruth Rach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D3v2
  • Data 07.02.2008
  • Autor Ruth Rach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D3v2