1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vrasja në Mitrovicë - akt terrorist

Policia e Kosovës, thotë se akoma nuk i di hollësitë rreth autorëve të incidentit në veri të Mitrovicës, por nuk përjashton mundësinë që shpërthimi të jetë mbi bazën e motiveve etnike. BE kërkon vetëpërmbajtje.

Samuel Zbogar i shokuar nga ngjarja në Mitrovicë

Samuel Zbogar i shokuar nga ngjarja në Mitrovicë

Përfaqësuesit e institucioneve më të larta në Kosovë, ata të pranisë ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e partive politike e dënuan ashpër vrasjen e një shqiptari dhe plagosjen e katër anëtarëve të familjes së tij nga një mjet shpërthhyes të vendosur nga persona të panjohur në banësën e familjes Haradinaj në pjesën veriore të Mitrovicës.

Akte të tilla pengojnë vendosjen e rendit e ligjit

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, thotë se aktet e këtilla të dhunshme dhe sulmet janë të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë stabilitetit të vendit.

“Aktet e tilla pengojnë përpjekjet e vazhdueshme për vendosjen e rendit dhe të qetësisë në gjithë Republikën e Kosovës dhe në veçanti në pjesën veriore të territorit të saj. Kërkojë nga institucionet përgjegjëse që të kapin autorët e këtij incidenti dhe t'i vënë ata përpara drejtësisë”, thotë në reagimin e saj, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja Jahjaga dënon atentatin

Presidentja Jahjaga dënon atentatin

Qeveria e Kosovës nga ana e saj, këtë sulm mbi një familje e cilëson si një akt terrorist.

“Ky akt i drejtuar ndaj jetës, lirisë dhe pronës së qytetarëve, është një akt kriminal dhe terrorist, ndaj të cilit Qeveria e Kosovës shpreh indinjatë dhe angazhohet që ndriçimi i tij, kapja e aktorëve dhe dënimi i tyre të bëhet sa më shpejt”, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaci, ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë së Kosovës dhe nga organet e ndjekjes, që të bëjnë çmos që aktorët e këtij akti terrorist, të kapen dhe të marrin dënimet e merituara nga ana drejtësisë.

Edhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se vepra të tilla të shëmtuara krijojnë pasiguri të qytetarët e pjesës veriore të Kosovës.

“Aktet e tilla kriminale, janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë rendit, qetësisë, dhe një shoqërie të civilizuar. Këto vepra të shëmtuara, krijojnë pasiguri te qytetarët e pjesës së veriut të Republikës së Kosovës dhe si të tilla janë të dënueshme”, thotë kryetari i kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Zhbogar - i tronditur nga vrasja në pjesën veriore të Mitrovicës

I tronditur nga vrasja me një mjet shqërthyes i shqiptarit Selver Haradinaj, në banesën e tij në veri të Mitrovicës, është shprehur edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

“Mbeta i tronditur kur dëgjova për shpërthimin në të cilin humbi jetën Selver Hajradinaj në Mitrovicë të dielën në mëngjes. Kuptova nga EULEX-i se po zhvillon hetime të përbashkët me autoritetet kosovare. Shpresoj se ky hetim do të kryhet shpejt e me sukses. Ndërkohë, do të apeloja te të gjitha komunitetet që të qëndrojnë të qetë dhe t'a lënë rastin në duart e policisë”, thotë në reagimin e tij, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Policia e Kosovës heton motivet e atentatit

Policia e Kosovës heton motivet e atentatit

Policia e Kosovës, sektori i krimeve të rënda sipas zëdhënësit të policisë Besim Hoti, janë duke e hetuar rastin detajet e të cilit tash për tash nuk jepen.

“Në këtë fazë, marrë parasysh ndjeshmërinë e këtij rasti, sigurisht që nuk dëshirojmë që të spekulojmë, derisa nuk i arrijmë informacionet bazë, të cilat mund të lidhen me gjendjen faktike, që mund të na japin fakte për të besuar në çfarëdo lloj piste të hulumtimeve. Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia e motivit të paragjykimit mbi baza të urrejtjes etnike”, thotë zëdhënësi i policisë në Mitrovicë Besim Hoti.  

Autor: Bekim Shehu/ Prishtinë

Redaktoi: Auron Dodi

DW.COM