1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Vrasja e një tifozi në Itali shkakton trazira në shumë qytete

Pas vrasjes pa dashje të një tifozi futbolli në Itali, në Romë situata ka eskaluar në veprime të dhunshme. Të rinj kanë sulmuar policët në afërsi të stadiumit olimpik. 12 njerëz janë plagosur, ndër ta dhjetë policë dhe shumë persona janë arrestuar. Po ashtu në Milano, si dhe në shumë qytete të tjera në jug të Italisë, njerëzit janë përleshur me forcat e policisë. Një oficer policie ka vrarë pa dashur një tifoz, teksa përpiqej të qetësojë përleshjen mes simpatizantëve të klubeve futbollistike Lazio dhe Juventus në një ndalesë të autostradës afër Toskanës. Shefi i policisë në Arezzo e quajti "gabim tragjik" incidentin që ndodhi kur ndërhyri oficeri i policisë. Tifozi, i cili u plagos për vdekje, ishte një 26-vjeçar nga Roma.

  • Data 12.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CAQH
  • Data 12.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CAQH