1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Voto Unido - zgjedhjet e unitetit" në Kubë

Të djelën kubanezët votuan për një Asamble të re kombëtare, për herë të parë që prej sëmundjes së liderit të tyre të revolucionit Fidel Castro.

Ricardo Alarcon, President i Asamblesë Kombëtare të Kubës

Ricardo Alarcon, President i Asamblesë Kombëtare të Kubës

Falë votës së bashkuar, ishte e sigurtë qysh në fillim se Fidel Castro i cili prej një viti e gjysmë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe qeveria e përkohshme e drejtuar nga vëllai i Kastros, Raul do të zgjidheshin në parlamentin e ri.

Në Kubë u zhvilluan "Voto Unido - zgjedhjet e unitetit". Se si do të shkojnë punët në të ardhmen me Fidel Kastron mbetet e paqartë. Ditën e zgjedhjeve ai nuk u shfaq në publik. Sipas të dhënave zyrtare ai ndodhej në rezidencën e tij sekrete të konvaleshencës ku qëndron që prej mëse 18 muajsh. Vëllai i tij Raul e hodhi votën qysh në mëngjes dhe në përfundim bëri një deklaratë që linte të kuptohej se do të kishte ndryshime:"Zgjedhjet për parlamentin e ri janë shumë të rëndësishme. Një etapë shumë e rëndësishme për të cilën duhet të jemi të pregatitur. Situata të tjera do të vijojnë dhe vendime të rëndësishme. Hap pas hapi."

Në 24 shkurt parlamenti i ri mblidhet në seancën e tij të parë. Më pas do të krijohet edhe qeveria e re. Me apo pa Fidel Kastron nuk dihet ende, ka vetëm spekulime. Kryetari i parlamentit Alarcon tha dhe njëherë të djelën se Maximo Lider do të vazhdojë që mbajë të gjitha postet e tij nëse gjendja shëndetësore vazhdon të përmirësohet.

Megjithatë është e mundur që Raul Kastro të marrë në fund të muajit shkurt edhe zyrtarisht postet e kryetarit të shtetit dhe qeverisë. Kështu mendon Heinz Dieterich, profesor gjerman sociologjie në qytetin e Meksikos. Mendimtari i majtë i të ashtuquajturit "Socializmi i shekullit të 21-të" në Amerikën Latine ka lidhje të mira veçanërisht me Raul Kastron.

"Mendoj se qeveria e ardhshme do të jetë një vazhdim i asaj që kemi sot. Procesi i tranzicionit në Kubë praktikisht ka filluar kur Fideli i kaloi përkohësisht vëllait Raul postet shtetërore për shkak të sëmundjes. Mendoj se Rauli është de facto qysh tani një lloj presidenti dhe kjo tani pritet të bëhet formale."

76 vjeçari Raul Kastro është megjithatë vetëm një kandidat i përkohshëm. Dy politikanë të tjerë shumë më të rinj janë gjithashtu kandidatë për të pasuar Fidel Kastron: ministri i jashtëm Filipe Perez Roke dhe eksperti për ekonominë Karlos Lage. Por e qartë ështe se partia komuniste e Kubës nuk do të heqë dorë në asnjë mënyrë nga mbajtja e pushtetit vetëm në duart e saj.

Edhe zgjedhjet e së djelës nuk mund të cilësohen aspak demokratike. Kubanezët kishin mundësi të zgjidhnin vetëm kandidatët komunistë të listës së unitetit. Dhe ditën e votimit mediet shtetërore intervistonin vetëm zgjedhës besnikë të vijës komuniste: "Me këtë votë ne konfirmojmë solidaritetin, falenderimin dhe mbështetjen për revolucionin tonë socialist. Natyrisht që unë do të jap votën time në zgjedhjet e unitetit."

Kuba duhet megjithatë të pregatitet për ndryshime. Pas 49 vjetësh në krye të qeverisë tërheqja e Kastros është e parashikueshme. Ka mundësi që epoka pas Kastros të nisë me krijimin e qeverisë së re në fund të muajit shkurt.

  • Data 21.01.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CvJL
  • Data 21.01.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CvJL