1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Votat e Fierit dhe reagimi i socialistëve

Nëntë kuti votimi nga qarku i Fierit janë ende të panumëruara në KQZ. Situata është e tillë që për numërimin ose jo të tyre duhet që KQZ-ja të marrë një vendim të posaçëm, të hënën më 6 korrik.

default

Një qendër e numërimit të votave në Tiranë

Pikëpyetja për fatin e votës, që kanë hedhur zgjedhësit e zonës 20 në qarkun e Fierit, është vënë në kushtet kur Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor,( KZAZ) tanimë i kanë përpiluar tabelat përmbyllëse të rezultateve në qendrat e votimit.

Komisionerët e PD-së në qendrën e votimit me Nr.20 në Fier i konsiderojnë kutitë e parregullta dhe me mangësi të theksuara teknike. Ermelinda Meksi, që fitoi një mandat deputeti në qarkun e Fierit, në zgjedhjet e 28 qershorit, i drejtoi të dielën një apel qeverisë aktuale dhe KQZ-së.

" PS -ja i kërkon Sali Berishës të ndalë çdo tentativë të dështuar për rrëmbimin e mandatit të 9-të në qarkun e Fierit. I kërkojmë KQZ -së që në respekt të ligjitt ë mos e zvarrisë numërimin e kutive të panumëruara të Fierit, që ndodhen prej ditësh në KQZ.", "tha zonja Meksi duke publikuar arithmetikën e procesverbaleve të qendrës problematike të Fierit.

Kodi Zgjedhor i Shqipërisë parashikon që subjektet politike mund të ankohen në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor për rezultatet vetëm pasi të publikohen tabelat e tyre përmbyllëse. Përfaqësuesit e PS-së në KQZ kanë kundërshtuar hartimin e këtyre tabelave pa u numëruar të gjitha kutitë.

Kutitë e Fierit u sollën në Tiranë para disa ditësh, pas një tensioni ekstrem mes komisionerëve socialistë dhe atyre demokratë, që për pak rrëshqiti drejt akteve të dhunës. Një 20 vjeçar, mbështetës i PS-së, u arrestua të dielën për veprime të dhunshme.


Komisionerët demokratë braktisën procesin e numërimit të votave në Fier, pasi sipas tyre ato vuanin nga parregullsi të theksuara teknike. Pas tensioneve disa orëshe palët ranë dakord që kutitë e votimit të silleshin të shoqëruara nga policia në KQZ. Burime nga KQZ-ja thanë të dielën (05.07) për DW-në, se rezultati përfundimtar zyrtar pritet të dalë të hënën, më 6 korrik. Rezultati paraprak zyrtar i KQZ- së ka nxjerrë fituese të zgjedhjeve parlamantare të 28 qershorit, të djathtën, të kryesuar nga PD-ja me 71 mandate në një Parlament me 140 vende, kurse të majtën opozitare me 65 mandate.


Rezultatet përfundimtare tanimë nuk janë çështje e ditës në Tiranë, por ndarja e posteve ministrore mes koalicionit të djathtë dhe LSI-së së ish-kryeministrit socialist Ilir Meta, që pranoi ftesën e liderit demokrat Sali Berisha të bashkëqeverisë me të djathtën.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora





  • Data 05.07.2009
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ihc9
  • Data 05.07.2009
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ihc9