1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vota duhet të shkojë atje ku votuesi e ka nisur

Intervistë me kryetarin e KQZ Arben Ristani dhe nënkryetaren e KQZ Dëshira Subashi mbi punën e KQZ me numërimin e fletëve të votimit, të cilat janë gjetur në kutitë e gabuara.

default

DW: Procedura e numërimit të votave kontestuese nga KQZ është e parashikuar në kodin zgjedhor? Pse nuk u publikuan rezultatet sipas kodit brënda 48 orësh pas përfundimit të votimit?

Ristani: Sigurisht që është brënda kodit zgjedhor procedura e numërimit. Asnjë veprimtari e KQZ nuk mund të jetë jashtë kodit zgjedhor dhe kuadrit ligjor, që Shqipëria ka. Eshtë një procedurë në fakt, që nuk është ndjekur herë tjetër. Por KQZ në bazë të kodit zgjedhor ka të drejtën të unifikojë praktikën dhe për raste të tilla, që ndodhin për herë të parë, ndoshta çelin rrugën nga këtu e mbrapa që kjo lloj çështje do të trajtohet në këtë formë. Eshtë e drejtë e votuesit sigurisht të votojë dhe të hedhë votën e tij në kutinë e votimit, por është detyrim i administratës zgjedhore që vota të shkojë atje, ku votuesi e ka nisur.

Subashi: Këtë procedurë KQZ po e bën në kundërshtim të hapët flagrant me kodin zgjedhor. Rezultatit të Bashkisë së Tiranës i shtohen disa fletë votimi, që janë jo në procedurën e kërkuar nga ligji. KQZ kishte një detyrim ligjor me një afat të përcaktuar ekzaktësisht në kodin zgjedhor. KQZ duhet të bënte tabelën përmbledhëse të 11 KZAZ-ve të minibashkive të Tiranës dhe mbi bazën e kësaj tabele matematikore, ku të përfshiheshin numërimet e 11 zonave zgjedhore, të shpallte kandidatin fitues.

DW: KQZ nuk i publikoi rezultatet, që sipas tyre i binin për shtat kandidatit te PS, zotit Rama, i cili doli me dhjete vota fitues. Ndersa tani procedura, qe po ndiqet, i bie për shtat kandidatit të PD, zotit Basha: E gjitha kjo ka krijuar situatë të tensionuar mes dy palëve politike.

Ristani: Kodi zgjedhor parashikon që numërimi duhet të mbarojë në orën 17:00 pasdite të së nesërmes së ditës së votimit. Por ky afat që kur ligji që e ka parashikuar për herë të parë dhe deri më sot nuk është bërë i mundur që të kapet. Për shkak të mënyrës së dominimit që ndjek Shqipëria ky afat është absolutisht i pamundur që të realizohet. Gjithmonë numërimi zgjat më tepër. Këtë herë ndodhi një gjë e veçantë që normalisht duhet të ndodhë një herë në një mijë vjet ku një popull, një masë votuesish prej 250 mijë vetësh, kandidatët të ndahen me njëri-tjetrin me dhjetë vota. Pra është një veçanti e këtij procesi dhe kjo nxori në pah edhe këtë problem të pazgjidhur në Shqipëri që është vota e hedhur në kutinë e gabuar. Por vota e hedhur në kutinë e gabuar është sigurisht një votë e vlefshme, sepse kutia është pjesë e administrimit nuk është pjesë e votimit. Pra për lehtësi të administrimit votat hidhen në kuti të ndryshme, por votat mund të ishin hedhur edhe në të njëtën kuti. Por lehtësia e administrimit nuk mund ta bëj të pavlefshme votën e zgjedhësit. Doli për herë të parë ky problem dhe për herë të parë KQZ po përballet me këtë problem dhe duhet ta zgjidhi.

Subashi: Kryetari i KQZ nuk ka asnjë bazë ligjore me këtë procedurë, që ka nisur për ndryshimin e rezultatit zgjedhor. Jo vetëm për ndryshimin e rezultatit, por për manipulimin e rezultatit zgjedhor, sepse e konsideroj manipulim të rezultatit zgjedhor këtë fakt për shkakun se po vepron në mënyrë selektive me votën e votuesve të Tiranës. Nuk është se mori një procedurë korrekte dhe ligjore. KQZ duhet të shpallte rezultatin për gjithë bashkinë e madhe. Këtë procedurë KQZ nuk e bëri, por hyri në një procedurë të paparashikuar në ligj dhe kjo në gjykimin tim shkatërroi procesin zgjedhor të Tiranës.

DW: Situata ndërkohë po eskalon.Shqiptarët po dalin nëpër rrugë në shenjë proteste. Shqipëria po ndëshkohet për shkak të kësaj situate. Barrozo, presidenti i KE anullon vizitën nëTiranë. Kanë nisur reagimet shqetësuese të ndërkombëtarëve.

Ritsani: Shqipëria është shtet ligjor dhe vend instuticional dhe konfliktet në Shqipëri zgjidhen nga institucionet dhe mbi bazën e institucioneve dhe të ligjit. Përgjegjësinë sigurisht që e marrin ata, që thyejnë rendin ligjor dhe sulmojnë institucionet. Çdo gjë mund të zgjidhet vetëm duke ndjekur rrugën instutucionale dhe ligjore.

Subashi: Sigurisht që KQZ është një organ kolegjial, por përgjegjësia në veprime është e atyre, që bëjnë parregullsi, e secilit prej katër anëtarëve, që marrin këtë përgjegjësi dhe nuk mund të jetë tërësisht e Komsionit Qëndror të Zgjedhjeve. Për shkak të kësaj situate Shqipëria ndëshkohet dhe ndëshkohet vetëm e vetëm nga katër anëtarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe jo nga shtatë anëtarë, që ka Komisioni.

DW: Zoti Ristani kur priten rezultatet zyrtare?

Ristani: Ka ende punë për të bërë, ndoshta edhe dy-tre ditë.

Autor: Mimoza Cika - Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica