1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vonesa për reformën zgjedhore, mazhoranca dhe opozita fajësojnë njëra-tjetrën

Komisioni parlamentar që po harton projektkodin e ri elektoral pritet të kërkojë edhe një muaj tjetër kohë, pasi ka mjaft çështje ku nuk është arritur konsensus.

Parlamenti në Tiranë

Parlamenti në Tiranë

Optimizmi i përfaqësuesve të dy partive më të mëdha në vend, PD dhe PS, gjatë fillimit të shtatorit se do ta mbyllnin procesin e hartimit të projektkodit të ri elektoral, tashmë është zbehur. Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga përfundimi i mandatit të punës së komisionit të posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore, po amplifikohen gjithnjë e më shumë zërat se do të ketë dhe një shtyrje tjetër njëmujore, pasi mes palëve ka ende çështje ku nuk po arrihet konsensus. Vonesën e punës për përfundimin e reformës zgjedhore e kritikoi në fillim të javës dhe vetë shefi i përfaqësisë së Komsionit Europian në Tiranë, ambasadori Helmut Lohan. Ai i bëri thirrje politikës që të përshpejtojë punën për Kodin, si dhe për sigurimin e kartave të indetitetit para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme. Por dhe këtë qëndrim të drejtpërdrejtë të diplomatit europian, demokratët e socialistët e komentuan në mënyra të ndryshme, duke fajësuar njëra-tjetrën.

Për kryetaren e grupit parlamentar të PS, Valentina Leskaj, kryeministri ka nisur që tani fushatën elektorale. Por sipas saj:

"përpara se të nisë fushatën, kryeministri duhet të garantojë procesin, përfundimin në kohë të tij, dhe e kam fjalën për reformën e Kodit dhe infrastrukturën gjithashtu. Kjo nuk bëhet duke u kërkuar shqiptarëve të votojnë me karta identiteti, po duke ua garantuar kartat e identitetit atyre".

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi i hedh poshte këto vlerësime. Ai shpreh:

"angazhimin maksimal të kryeministrit dhe të mazhoranës për ta finalizuar sa më parë reformën zgjedhore. Për ecurinë e këtij procesi përgjegjësia është si e pozitës ashtu dhe e opozitës", thotë Patozi.

Një nga anëtarët e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, deputeti republikan Arjan Madhi thotë se:

"duhet evituar zgjidhja e problemeve në minutat e fundit, ashtu sic ka ndodhur për fat të keq në raste të mëparshme nga politika".

Sipas Madhit, Komisionit do t'i duhet ta shtyjë kohën e mandatit dhe me një muaj tjetër, për të arritur hartimin e projektkodit që do t'i paraqitet për diskutim dhe votim parlamentit në seancë plenare.

  • Data 25.09.2008
  • Autor Arben Muka/Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FP1I
  • Data 25.09.2008
  • Autor Arben Muka/Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FP1I