1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Von der Leyen për vizitë tek ushtarët gjermanë në Afganistan

Ministrja e Mbrojtjes vlerësoi punën e mijëra ushtarëve gjermanë që shërbejnë në operacionin në Afganistan

Pesë ditë pas marrjes së detyrës, ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, arriti për vizitën e saj të parë të trupave në Afganistan. Ajo qëndroi fillimisht në kampin fushor të Bundeswehr-it në Mazar-i-Sharif. "Është e rëndësishme që me këtë vizitë të tregoj që këta ushtare dhe ushtarë që janë këtu, janë këtu për ne," tha ministrja 55-vjeçare më pas në kampin Marmal dhe shtoi: "Për mua është e rëndësishme të tregoj, unë jam në dispozicion të ushtareve dhe të ushtarëve. Për këtë mund të jenë plotësisht të bindur." Pikërisht në prag të Krishtlindjeve jam shumë e interesuar për të mësuar për trupat gjermane që janë në Afganistan, tha ministrja kristian-demokrate.

Ende detyra të mëdha

Në Afganistan ka ende detyra të mëdha për të të bërë në lidhje me zbatimin e të drejtave të njeriut dhe për demokracinë, tha von der Leyen. Ajo vlerësoi punën e mijëra ushtarëve gjermanë që shërbejnë në operacionin në Afganistan, i cili po zgjat prej dymbëdhjetë vjetësh. Ministrja i quajti shërbimet e Bundeswehr-it në Hindu Kush "të mëdha".

Von der Layen është ministrja e parë femër e Mbrojtjes dhe komandantja e parë e përgjithshme e Bundeswehr-it. Ministrja do të qëndrojë dy ditë në kampin Marmal. Ky është kampi fundi fushor gjerman në zonën veriore të Afganistan që është nën përgjegjësinë e Bundeswehr-it. Von der Leyen do të takohet në Afganistan edhe me komandantin e trupës ndërkombëtare, ISAF, gjeneralin amerikan Joseph Dunford.

Vazhdimi i misionit

Në Afganistan, janë aktualisht të stacionuar rreth 3.100 ushtarë gjermanë, ndët ta rreth 200 femra. Misioni luftarak i NATO-s pritet të përfundojë pas një viti. Pas përfundimit të misinit në Afganistan do të qëndrojnë rreth 800 ushtarë gjermanë për trajnimin dhe këshillimin e forcave të armatosura afgane. Parakusht është nënshkrimi i një marrëveshje sigurie prej presidentit afgan Hamid Karzai. Me anë të saj trupave të huaja do t'u jepet e drejta ligjore për qëndrimi dhe para së gjithash e drejta e përjashtimit nga ndjekja penale prej autoriteteve afgane.