1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vollebek në Prishtinë: të drejtat e pakicave ende nuk respektohen plotësisht

Komisioneri i lartë i OSBE-së, për të drejtat e pakicave, ambasadori Knut Vollebek, tha se në Prishtinë se cilado qoftë zgjidhja e statusit të Kosovës, qytetarët e të gjitha etnive duhet të kenë të drejta të barabarta.

Komisioneri i lartë i OSBE-së, për të drejtat e pakicave, Knut Vollebek, deklaroi në Prishtinë, se krahasuar më vitet e para të pasluftës, situata me të drejtat e pakicave ka shënuar përparim, mirëpo, nuk mund të thuhet se të drejtat e tyre respektohen plotësisht. Udhëheqësit politik kosovar e kanë siguruar ambasadorin Knut Vollebek, se Kosova do të jetë shembull për shumë vende se si duhet respektuar të drejtat e pakicave.

Serbische Kirche in Orahovac, Kosovo

Kisha serbe në Rahovec

Vollebek viziton disa enklave serbe

Ambasadori, Knut Vollebek, gjatë vizitës në Kosovë vizitoi disa enklave serbe në Kosovën qëndrore dhe jugore. Ai theksoi: "Nuk ka dyshim, se në enklavet serbe në Kosovsn jugore ende ka shumë shqetësime për të drejtat e pakicave, por unë dëshiroj t´u besojë deklaratave të udhëheqësve politik kosovar, sidomos atyre të kryeministrit Hashim Thaçi, se për pakicat në Kosovë do të ketë kujdes të veçantë".

Kosovo Demokratische Partei Hashim Thaci

Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës

Thaçi: jo vetëm fjalë për të drejtat e pakicave por edhe punë në terren

Kryeministri Hashim Thaçi, nga ana e tij, thotë se Kosova në aspektin ligjor, mund të jetë model i shumë vendeve se si duhet rregulluar çështja e të drejtave të pakicave, ndërsa, ai premton se kështu do të veprohet edhe në praktikë. "Siguria për të ardhmen e sukseshme të Kosovës është respektimi dhe garantimi i të drejtave të pakicave. Prandaj, qasja ime e ndryshme do të jetë ajo që jo vetëm do të flas për të drejtat e pakicave, por do të punoj në terren, do të vizitoj rajonet e banuara me pakica dhe do të fillojë të zgjidhë problemet që ata kanë", thotë kryeministri, Hashim Thaçi.

Parlamenti i Kosovës, tashmë ka miratuar disa ligje që kanë të bëjnë vetëm me të dejtat e pakicave në mënyrë të vecantë të asaj serbe. Një ndër to është edhe gjuha serbe që tashmë është gjuhë zyrtare në Kosovë.

  • Data 14.01.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CpO2
  • Data 14.01.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CpO2