1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vollebek: Kosova ende vuan nga tensionet ndëretnike

Kjo gjendje mund të tejkalohet vetëm përmes dialogut dhe komunikimit ndëretnik deklaroi në Prishtinë komisioneri i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare, Knut Vollebek.

Logoja e OSBE-së

Logoja e OSBE-së

Komisioneri i lartë i OSBE-së, për pakicat kombëtare, Knut Vollebek, tha se Kosova gjendet në udhëkryq të ndryshimit dhe të përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike. Ai tha se, për polullatën shumicë, zhvillimet e fundit siç është pavarësia e Kosovës, kanë një lloj përmbushje të qëllimit, arritje për shtimin e sigurisë dhe për një të ardhme më të ndritshme për ta, por, për komunitetet tjera, situata e re i rrit dyshimet dhe shqetësimet për të ardhmen e tyre në Kosovë. Sipas tij, këto shqetësime nuk mund të tejkalohen lehtë duke i injoruar ato, sepse kjo vetëm do ta vështirësonte gjendjen dhe do t'i ngriste tensionet që për rrjedhojë mund të kalojë në dhunë.

"Nuk mund të mohohet fakti që Kosova ende vuan nga tensionet ndëretnike. Ka mosbesim ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe mungesë të gatishmërisë për të tejkaluar këto ndarje etnike dhe për të gjetur pika të përbashkëta. Këto gjëra mund të tejkalohen vetëm përmes dialogut dhe komunikimit dhe për këtë duhet guxim e trimëri. Shpesh herë gjejmë arsye për të mos i përfshirë të tjerët në këtë proces por në fund të fundit, nuk ka alternativë përpos dialogut", tha Knut Vllebek. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaqi, nga ana e tij, tha se drejtësia kosovare po kalon në fazën e tranzicionit dhe në këtë linjë ka shumë për t'u bërë deri te instalimi i një sistemi drejtësisë të standardeve ndërkombëtare. Ai tha se në Kosovë nuk duhet të ketë drejtësi selektive sepse kjo vetëm ushqen padrejtësi.

Sistemi i drejtësisë në Kosovë është kritikuar disa herë nga organizata të ndryshme ndërkombëtare madje është cilësuar edhe si një sistem i dështuar. Autoritet e Kosovës fajin e hedhin tek mungesa e kompetencave, ndërsa, prania ndërkombëtare thirret tek situata shumë e paqëndrueshme që ka mbizotëruar në Kosovën e pasluftës. Sidoqoftë, sistemi i drejtësisë në Kosovë akoma udhëheqet nga UNMIK-u. Këtë obligim pas datës 15 qeshor duhet ta marrë përsipër misioni i BE-së EULEX, sepse kjo parashihet në planin e Marti Ahtisarit. Mirëpo, vonesat që pritet të ndodhin në vendosjen e misionit të BE-së në Kosovë, sipas analistëve do ta dëmtojë edhe më shumë sistemin e drejtësisë për faktin që akoma nuk ka një adresë të saktë se ku të kërkohet përgjegjësia për dështimet eventuale në sistemin e drejtësisë.

  • Data 27.05.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E6wJ
  • Data 27.05.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E6wJ