1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Volker Kauder: Myslimanët janë pjesë e Gjermanisë, islami jo

Partia populiste e djathtë në Gjermani, AfD shkaktoi debat me programin e saj, ku shënohen deklarata armiqësore ndaj islamit. Politikani i CDU-së, Volker Kauder kërkon vlerësim të diferencuar të islamit.

Katër milionë myslimanët që jetojnë në Gjermani, sipas kreut të grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestag, Volker Kauder janë "qartësisht" pjesë e Gjermanisë. Islami jo. Sipas gazetës gjermane "Neue Osnabrücker Zeitung", politikani i CDU-së thekson se myslimanët nuk duhen përjashtuar nga shoqëria "siç veprojnë në moment populistët e djathtë". Myslimanët, ashtu si edhe pjesëtarë të besimeve të tjera fetarë gëzojnë lirinë e fesë në Gjermani. "Natyrisht duhet në këtë kontekst të kemi xhami me minare", është shprehur qartë Kauder.

Politikani kristian demokrat i referohet debatit që u ndez në fundjavën e shkuar nga partia populiste e djathtë, AfD e cila miratoi programin bazë ku gjen shënon fjali si "Islami nuk bën pjesë në Gjermani" dhe "Kulturë orientimi gjermane dhe jo multikulturalizëm". Në programin e saj, AfD ndalon ndërtimin e minareve, mbajtjen e shamisë së kokës në shkolla dhe mbulimin e plotë të gruas myslimane si edhe therjen e kafshëve.

Distancë me ish-presidentin Wulff

Ndërsa deklaratën e presidentit gjerman, Christian Wulff, se krahas krishtërimit, fesë hebraike, ndërkohë edhe islami është pjesë e Gjermanisë, Kauder e cilësoi si "me qëllim të mirë", por jo të saktë. Ai nuk e ndan këtë pozicion me ish-presidentin, dhe "kjo jo nga dje, por prej vitesh" ka thënë politikani kristiandemokrat.

Deutschland AfD Bundesparteitag in Stuttgart

AfD miraton programin bazë me deklarata armiqësore ndaj islamit

Kauder argumenton se islami "nuk ka lënë gjurmë historike dhe kulturore" në Gjermani. E dyta feja islame është e shumëllojshme. Aty gjen disa drejtime fetare, shkolla të ndryshme. Nuk ka një islam të vetëm, theksoi Kauder. Nga ana tjetër tek islami gjen fenomene "të cilat ne nuk do t'i pranonim kurrë në Gjermani", ka thënë politikani kristiandemokrat.

"Feja jo mbi shtetin"

Kauder nga ana tjetër theksoi se liria e fesë nuk është e pakufishme, por kufizohet nga vlera të tjera si ato të ligjit kushtetues. "Feja nuk qëndron tek ne kurrë mbi shtetin". Ndërkohë sipas "Spiegel Online", Jörg meuthen, një nga dy zëdhënësit e kryesisë së partisë, AfD, pak pas kongresit të partisë vizitoi në xhami në Shtutgart. "Dialogu gjithmonë është pozitiv, unë vetë jam në kontakt me shoqata të tjera myslimane" ka thënë Meuthen për "Spiegel Online".