1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vokalek: Legjislativi kosovar po punon me intensiet për përcaktimin e së ardhmens

Shefi i zyrës gjermane në Prishtinë, ambasadori, Albreh Vokalek, nisi një seri takimesh me udhëheqësit e rinj të institucioneve të Kosovës.

Pas takimit me kryetarin e parlamentit të Kosovës, shefi   zyrës gjermane, tha se Kosova duhet të merr punët në duart e veta dhe të jetë  përgjegjëse për të ardhmn e  saj. Udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës shprehen se Gjermania ka një rol kyq në bashkimin evropian dhe ajo mund të ndihmojë shumë që BE-ja në paketë ta njoh pavarësinë e Kosovës.    Shefi i zyrës gjermane në Prishtinë, ambasadori Albreht Vokalek,  u shpreh se për legjislativin kosovar po  fillon një punë shumë intensive për të përcaktuar të ardhmen e Kosovës. Ai u shpreh i bindur se Kosova shumë shpejtë do të qëndroj në këmbët e saj dhe populli i Kosovës do të vendos për të ardhmen e vet.


Këtë deklaratë, shefi i zyrës gjermane, e bëri pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në serinë e takimeve që ka nisur me udhëheqësit e rinj të institucioneve të Kosovës. "Kosova tash duhet të merr punët në duart e veta, ajo duhet të jetë përgjegjëse për vetën e saj dhe të vondos se si do të jetë në 10-15, vitet   ardhshme", tha shefi i zyrës gjermane, Albreht Vokalek. Ai tha se  vendi i tij, Gjermania ka ndjekur  dhe po i ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe qeveria gjërmane do të qëndrojë sipas tij, përkrah popullit të Kosovës. Kryetari i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga ana e tij është i bindur se pas shpalljes së pavarësisë Gjermania do të jetë një ndër vendet e para që do ta njohë atë.


Udhëheqësit politik të shqiptarëve të Kosovës disa herë janë shprehur se Gjermania ka një rol kyq në bashkimin evropian dhe qeveria gjermane sipas tyre mund të ndihmojë shumë që BE-ja në paketë ta njoh pavarësinë e Kosovës.  

 
  • Data 18.01.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CuI8
  • Data 18.01.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CuI8