1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapat

Vojvodina shembull multi-etniciteti; Kushtet e rënda në Kosovë

a) Në kohën e monarkisë Austro-Hungareze, në Vojvodinë janë vendosur rreth gjysmë milioni gjermanë. b) Jeta në Kosovë është për shumë njerëz e vështirë, pa marrë në konsideratë përkatësinë etnike.

Vojvodina është një krahinë në veri të Serbisë, me rreth dy milionë banorë, e cila për qindra vjet me radhë ishte pjesë e Hungarisë. Në kohën e monarkisë Austro - hungareze, në Vojvodinë janë vendosur rreth gjysmë milioni gjermanë. Pas Luftës së Parë botërore kjo hapsirë i është ndarë Mbretërisë Jugosllave. Ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore shumica e gjermanëve u detyruan të shpërngulen. Në vend të tyre kanë ardhur boshnjakë, malazezë dhe maqedonas nga territoret më të varfëra të Jugosollavisë komuniste. Gjatë luftërave të viteve 90-ta, nga Vojvodina me dhunë u shpërngulën rreth 100.000 kroatë. Ndërsa në vend të tyre në Vojvodinë erdhën pokaq refugjatë serbë. Vojvodina shumëetnike sot paraqitet si një shans i Serbisë për integrim më të shpejtë në Evropë. Filip Sllavkoviq vizitoi Novi Sadin dhe rrethinën e kryqytetit të Vojvodinës dhe sjell reportazhin në vijim.

Jeta në Kosovë është për shumë njerëz e vështirë, pa marrë në konsideratë përkatësinë etnike. Kështu, 18 familje shqiptare me rreth 150 anetare, shumica prej te cileve janë femije, dimrin po e kalojne ne kontejnere, ne nje fushe te hapur ne periferi te Gjakoves. Keta jane te pastrehe te komunave te ndryshme, nderkohe qe në bashkinë e Gjakovës thonë se mund te bejne zgjidhje vetem per banoret e vet, informon Ajete Beqiraj.

Audio dhe video për temën

  • Data 26.01.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GgTO
  • Data 26.01.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GgTO