1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vllehët - rumunë, serbë apo diçka tjetër?

2 Mars 2012

Kushtëzimi i kandidaturës së Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga ana e Rumanisë ngriti çështjen e vllehëve, përkatësisht pakicës rumune veçanërisht në Serbinë lindore.

https://p.dw.com/p/14D10
Ditët e kulturës aromune në Bukuresht
Ditët e kulturës aromune në BukureshtFotografi: Aromunischer Kulturtage Bukarest

Problemi sigurisht që nuk është e ri pasi Bukureshti zyrtar në mënyrë të përsëritur ka protestuar në adresë të Beogradit. Vlladimir Iliqi nga Qendra e Zrenjaninit për zhvillimin e shoqërisë civile, organizatë joqeveritare, e cila në vazhdimësi merret me këtë problematikë, thotë për Deutsche Wellen se kemi të bëjmë me një problem të ndërlikuar:

"Problemi është shumë i ndërlikuar. Askush nuk e di se sa vllehë ka në Serbinë lindore. Mund të flitet për një numër gjashtëshifror, por sa prej tyre mund të deklarohen si të tillë varet nga shumë faktorë. Disa prej tyre kanë të bëjnë qartë me mundësinë e lirisë së shprehjes. Rritja e shpejtë e numrit të vllehëve nuk mund të shpjegohet me ndikimin e faktorëve demografikë. Në regjistrimet e popullsisë në 50 vitet e fundit, numri i tyre sillej nga 1500 në 102 000, çka natyrisht është e pamundur në aspektin demografik, por është i kushtëzuar nga faktorë të tjerë", thekson Iliq.

Sipas regjistrimit të popullsië në vitin 1991 kanë qenë te deklaruar 20 mijë vllehë, në vitin 2002, 40 mijë ndërsa në vitin 2011, 64 mijë. Përveç tyre është një numër i madh që janë deklaruar si serbë por si gjuhë amtare kanë deklaruar se e kanë gjuhën vllahe.

Kisha

Vlladimir Iliqi thekson se një problem shtesë paraqet edhe çështa e pozitës së kishës pravosllave rumune në Serbinë lindore.

"I ndërlikuar është edhe problemi i kishës pravosllave rumune, e cila është e pranuar në Vojvodinë, por nuk njihet në Serbi jashtë territorit të Vojvodinës, ku pozita e priftërinjve dhe besimtarëve varet nga rrethanat lokale. Kështu për shembull në Dioqezën e Braniçevës gjendja është shumë më e mirë pasi atje Peshkopi Ignatius i lejon priftërinjtë dhe besimtarët e kishës pravosllave rumune që të përdorin objektet fetare të Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa në Dioqezën e Timokut, Peshkopi Justin provon të ushtrojë presion mbi priftërinjtë dhe besimtarët e kishës pravosllave rumune", thekson Iliq.

Radisha Dragojeviq, kryetar i Këshillit Kombëtar të vllehëve, vlerëson se kushtëzimi rumun për kandidaturën e Serbisë është i papërshtatshëm: "Të ju them menjëherë, problemi qëndron tek ata sepse këtu nuk ka probleme. Si pakicë ne jemi trajtuar si pakicat e tjera, me të drejta të barabarta. Pra, unë nuk mendoj se ne jemi të pambrojtur dhe na është shkelur e drejta e votës. Ne e konsiderojmë Serbinë si atdheun tonë ndërsa Rumania është mëmdheu i pakicës kombëtare rumune. Këto janë dy pakicat autoktone etnike, që ekzistojnë në Serbi. Gjuha jonë amëtare është vllehe e jo rumune", thotë Dragojeviq.

Gjuha

Këshilli kombëtar i vllehëve ka miratuar edhe drejtshkrimin e gjuhës vllehe. Slavoljub Gacoviq, historian dhe themelues i organizatës joqeveritare rumune "Ariadae filum" thotë se gjuha vllehe nuk ekziston por është fjala për një dialekt të gjuhës rumune.

"Në fakt, Rumania nuk këmbëngul se vllehët janë rumunë, por në atë që rumunët apo vllehët në Serbi në të vërtetë kanë të njëjtën gjuhë, dhe kjo gjuhë është rumune dhe nuk mund të jetë vllehe. Fjalët, fjalori ... janë të njëjta si nga kjo anë ashtu dhe ana tjetër e Danubit. Të kërkohet një gjuhë e re dhe të insistohet që të krijohet një minoritet i ri nuk është asgjë tjetër përveçse politikë dhe jo lingusitikë", vlerëson Dragojeviq.

Në përgjithësi, a kemi të bëjmë me një tjetër problem të identitetit në Ballkan?

Autor: Dinko Gruhonjiq / Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi