1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vlerësimi gjerman i zgjedhjeve serbe

Shumë vetë flasin për befasi të madhe në rezultatin e zgjedhjeve e parakohshme parlamentare, për shkak të fitores së bindëshme të koalicionit pro evropian.

default

Angela Merkel dhe Boris Tadic në Berlin ,dhjetor 2006

Lista "Për Serbinë evropiane", nuk ka fituar numrin e duhur të mandateve për krijimin e qeverisë. Prandaj ka nevojë për koalicion me ndonjë prej parive të bllokut nacionalist.

Faktin që lista e Boris Tadiqit doli subjekti më i fuqishëm, për eurodeputetin Elmar Blok do të thotë se:"Gjenerata e re ka shikuar drejt ardhmërisë dhe ky është shkaku i kësaj fitore. Mirëpo të tjerët kanë shumicën në parlament."

Sa i përket mundësisë për koalicion me socialistët, Brok nënvizon se ky është një prej parimeve kryesore të demokracisë: "Për ne është me rëndësi që politika në përgjithësi të jetë konstruktive. Ne nuk do ta vlerësojmë politikën nga prizmi i partive politike, por esenca e punës së qeverisë së presidentit Tadiq."

Për përfaqësuesin e socialdemokratëve për politikën e jashtme në Bundestag, Gert Weiskirchen nuk është e qartë nëse Serbia me të vërtetë është në kursin evropian. "Kjo varet nëse forcat pro evropiane, të cilat paraqesin shumicën në shoqërinë serbe, me të vërtetë mund të krijojnë shumicën parlamentare dhe qeverinë. Eshtë e vërtetë që nacionalistët përbëjnë shumicën e deputetëve, por në mesin e tyre ka dhe deputetë të cilët mund ti bashkohen bllokut të presidentit Tadiq."

Deputeti Weiskirchen mendon se presidenti Tadiq mund të përfitojë disa deputetë brenda partisë së Vojisllav Koshtunicës, sepse në mesin e tyre ka dhe deputetë të cilët synojnë integrimin në Evropë. Mirëpo varet prej Tadiqit nëse është në gjendje t'i përcajë ata. Ai është i bindur se qëllimi kryesor i zgjedhësve në Serbi është përmirësimi i gjendjes ekonomike, që mund të arrihet vetëm për anëtarësimit në BE.

  • Data 13.05.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dz8V
  • Data 13.05.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dz8V