1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vlerësime të ndryshme për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit 9 vjet pas saj

Në Maqedoni sot shënohet 9 vjetori i nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund konfliktit të vitit 2001. Bashkësia ndërkombëtare e vlerëson këtë dokument si një bazament për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

default

Auf der Bildern ist die Stadt Ohrid in Mazedonien zu sehen, Stichwörter Ohrid, Mazedonien, Winter. Die Bilder sind am 01.01.2010 gemacht vom unseren Korespondenten Milco Jovanovski.

Marrëveshja e Ohrit dhe dispozitat kushtetuese mbeten të domosdoshme në ndërtimin e shoqërisë së qetë, juridike dhe të bashkuar multietnike. Kjo është porosia e përfaqësuesve të BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-së në Maqedoni, misione këto të cilat edhe kanë deponuar firmën e tyre në marrëveshjen e Ohrit. Bashkësia ndërkombëtare u bën apel politikanëve vendas që me përkushtim të realizojnë obligimet, që burojnë nga marrëveshja e Ohrit.

Por edhe pas 9 viteve të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, në opinionin vendas ka vlerësime të kundërta se sa e ka arritur ky dokument qëllimin e tij. Zëvëndëskryeministri i Qeverisë, Abdylaqim Ademi i cili është i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit vlerëson se me ndihmën e ndërkombëtarëve zbatimi i këtij dokumenti po realizohet ashtu siç është paraparë. Gjithnjë sipas Ademit numri i shqiptarëve në administratën shtetërore është rreth 20%, ndërsa rezultate janë shënuar edhe në decentralizimin e pushtetit si dhe përdorimin e gjuhës shqipe.

“Sigurisht që është lehtë të miratohet një ligj në Parlament, por sfidat e implementimit janë shumë më të rëndësishme. Dhe janë ato sfida me të cilat ne përballemi për momentin, sepse shumë ligje që janë miratuar në Parlament duhet të implementohen në praktikë”, thotë Abdylaqim Ademi.

Vlerësime të përziera për realitetin e zbatimit

Ish-zëvëndëskryeministri, Ymer Selmani, tani njëri prej liderëve opozitar thotë se në esencë ligjet që miratohen në emër të Marrëveshjes së Ohrit nuk e reflektojnë atë marrëveshje.

“Mund të them se shumë ligje, të cilat aprovohen, formalisht i referohen Marrëveshjes së Ohrit, por në esencë ato nuk e reflektojnë këtë dokument. Formalisht punësohen njerëz në administratë shtetërore, por ata rinë në shtëpi dhe marrin një pagë si ndihmë sociale”, vlerëson Ymer Selmani.

Për profesorin univeristar, Borçe Davitkovski, punësimet përmes Marrëveshjes së Ohrit po keqpërdoren nga partitë politike.

“Si ka mundësi të jesh i punësuar dhe mos ta dish vendin e punës. Në këtë mënyrë në Maqedoni gjithnjë e më shumë administrata shtetërore po merr ngjyra partiake”, thotë Davitkovski.

Një nga eksperët që ka përpiluar tekstin e Marrëveshjes së Ohrit është Vllado Popovski. Sipas tij është evidente se implementimi i tërësishëm i këtij dokumenti në praktikë ka shënuar ngecje të mëdha.

“Kjo ndodh për shkak të kompleksitetit të zbatimit praktik të obligimeve, që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, por në implementimin e saj ndikon edhe mentaliteti konservator i politikanëve vendas”, thotë Vllado Popovski.

Për ish-kryeministrin, Vllado Buçkovski, janë arsyet subjektive që edhe pas 9 viteve flitet për implementim e jo për respektimin e ligjeve dhe Kushtetutës. Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit përmes ligjeve është e inkorporuar në Kushtetutën e Maqedonisë.

“Gjatë katër viteve të fundit VMRO-DPMNE po tenton të praktikojë një politikë monoetnike, e cila është në kundërshtim të plotë me frymën e marrëveshjes së Ohrit”, thotë Vllado Buçkovski

Autor: Fatos Musliu/Shkup

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 13.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Omwy
  • Data 13.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Omwy