1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vlerësime pozitive për Maqedoninë nga BE

Maqedonia pret në mars pakon me kushtet plotësuese para përcaktimit të datës për fillimin e negociatave të anëtarësimit

default

Kryeministri Gruevski takohet me komisarin evropian për zgjerimin, Oli Rehn

Vlerësimet e fundit të zyrtarëve të lartë të BE-së dhe NATO-s për hapat e Maqedonisë në drejtim të përmbushjes së standarteve për anëtarësim në strukturat euroatlantike kanë qenë pozitive për këtë vend. Sinjalet pozitive nga Brukseli duhet të jenë nxitje që qeveria e Maqedonisë të hartojë me tempo më të përshpejtuar reformat për proceset eurointegruese, thotë eksperti për çështjet e integrimeve, Nazmi Maliqi.

Koalicioni qeveritar duhet t'i largohet aventurave politike dhe mediale, ai duhet t'i përvishet projekteve konkrete dhe të fillojë kontaktet për vendosjen e datës së fillimeve të bisedimeve me BE-në, shton Maliqi.

Gjatë qëndrimit në Bruksel të kryeministrit Nikolla Gruevski këtë javë është bërë e qartë se Maqedonia në fillim të muajit mars do të marrë dokumentin me pakon që përmban kushte plotësuese për fillimin e datës së fillimit të negociatave për anëtarësim me BE-në.

Nga ana e tij kryetari për lëvizjen evropiane në Maqedoni , Dimitar Mirçev është i mendimit se në kushtet plotësuese do të hyjë edhe çështja e emrit me Greqinë. Ai vlerëson se kjo çështje do të theksohet në një mënyrë më të sofistikuar. Jo si kusht por si kërkesë, thotë Mirçev.

Energjitika - pika delikate

Përgatitja e legjislaturës që rregullon çështjen energjetike ka qenë një nga segmentet për të cilat ka patur kritika të ashpra nga Komisioni Evropian. "Pas argumenteve të prezantuara para autoriteteve të komisionit evropian, ndryshimi i vetëm duhet të jetë në rolin e furnizuesit me energji elektrike me shumicë. Duhet të gjejmë zgjidhje, e cila praktikisht do të jetë një marrëveshje dypalëshe mes EVN-së dhe ELEM-it për furnizimin e konsumatorëve tarifor me energji elektrike" është shprehur zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Zoran Stavrevski.

  • Data 25.01.2008
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cxf1
  • Data 25.01.2008
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cxf1