1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vlerësim i qeverisë amerikane për maturinë e politikës kosovare

Bekim Shehu25 Janar 2008

Zëvëndësndihmësja e sekretares amerikane të shtetit, Rosmari di Karlo gjatë një vizite në Prishtinë u shpreh se qeveria amerikane synon zgjidhjen e shpejtë të statusit të Kosovës.

https://p.dw.com/p/CxVS
Shtëpia e BardhëFotografi: AP

Zëvëndësndihmësja e sekretarës amerikane të shtetit, Rosmari di Karlo vlerësoi në Prishtinë përkushtimin e udhëheqësve politikë kosovarë në respektimin e të drejtave të pakicave dhe përfshirjen e tyre në qeverinë e Kosovës. Ky është edhe vlerësimi i qeverisë amerikane, tha ajo.Pas një takimi që zhvilloi me presidentin, Fatmir Sejdiu, zonja Di karlo, tha se, zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të bëhet shumë shpejt, por nuk përmendi ndonjë datë se kur kjo mund të ndodhë.

Di Karlo: "Dëshiroj ta bëjë të qartë qëndimin e politikës amerikane për këtë çështje. Ne e kemi thënë për një kohë të gjatë se nëse nuk ka marrëveshje për statusin ndërmjet dy palëve në bisedime, shqiptarëve dhe serbëve, atëherë duhet kthyer tek plani i statusit i ndërmjetësit, Marti Ahtisari. Kjo është zgjidhja e vetme për të shkuar përpara dhe statusi i Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejt që është e mundur", tha Rosmari Di Karlo.

Këtë qëndrim e ka bërë të njohur gjatë vizitës në Berlin në fillim të javës edhe sekretarja amerikane e shtetit, Rajs, e cila po diskuton hapat e mëtutjeshëm me partnerët evropianë. E ritheksoj së ne besojmë se kjo çështje duhet zgjidhur shumë shpejt në koordinim me partnerët evropianë në mënyrë që të ketë stabilitet në rajonin e Ballkanit", tha zonja Di Karlo.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nga ana e tij, thotë se Kosova dëshiron të jetë pjesë e koodinimit të faktorit ndërkombëtar për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe ritheksoi se kjo çështje duhet zgjidhur shumë shpejt. Spekulimet rreth datës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërkaq, ka kohë që kanë pushtuar mediat kosovare, mirëpo sipas presidentit të Kosovës, kjo mund të mësohet shumë shpejë ashtu siç do të sqarohet edhe koha e vendosjes në Kosovë të misionit të BE-së.