1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Vjen momenti dhe çdo demonstrues do të kuptojë që, sado të dalë në rrugë, qeveria nuk ka më asnjë hapësirë tjetër."

Eksperti për Greqinë i gazetës Le Monde Diplomatique, Niels Kadritzki, analizon gjendjen në Greqi pas përshkallëzimit dramatik të protestave, ku humbën jetën tre vetë, ndër ta një grua shtatzënë.

default

Protesta në rrugë

Për Greqinë është e qartë. Nuk mund të vazhdohet më si më parë. Duhet kursyer, ku të jetë e mundur. Por në popullsinë greke kursi drastik i kursimeve nuk po gjen shumë përkrahje. Përshkallëzimi dramatik i protestave të mërkurën, me pasoja humbjen e jetëve të njerëzve, tregon se njerëzit nuk janë aspak dakord me operacione të tilla. kaq të thella. Kush janë ata që protestojnë në Athinë dhe çfarë përfaqësojnë ata në shoqërinë greke?

Nils Kadritzke, Eksperti për Greqinë i gazetës Le Monde Diplomatique thotë:

Niels Kadritzke

Niels Kadritzke

"

"Nuk janë një minorancë. Ata përfaqësojnë zemërimin, që ka përfshirë një pjesë të madhe të shoqërisë. Por me siguri këta njerëz nuk duan që nga jashtë të krijohet përshtypja se shoqëria greke ka dalë jashtë kontrollit, se vendi nuk ia vlen të vizitohet nga turistët, që është edhe një nga të burimet e pakta të të ardhurave, që mund ta mbështesë këtë verë ekonominë greke."

Sa i mundshëm është përshkallëzimi i mëtejshëm i protestave mbarëkombëtare në Greqi? Nils Kadritzke përgjigjet:

"Nuk mendoj se do të përshkallëzohen më tej. Tre deri në katër javë do të ketë një grevë të përgjithshme, por numri i pjesëmarrësve do të bjerë. Tani është arritur me siguri pika kulmore e tyre. Vjen momenti dhe çdo demonstrues do të kuptojë që, sado të dalë në rrugë, qeveria nuk ka më asnjë hapësirë tjetër. Papandreu u tha një ditë bashkëkombasve të tij shumë qartë, po qe se unë e tërheq tani shkurtimin e rrogave, le të themi rrogën e 13 dhe të 14-të, atëherë nuk do të kem mundësi t'u paguaj rrogën e shtatë, këtë verë në gusht."

Protestuesit në Athinë janë të mendimit se masat drastike të shkurtimeve prekin para së gjithash shtresën e më të varfërve, pra nuk prekin shtresën e duhur. Nëse është e qëlluar akuza e protestuesve, eksperti Nils Kadritzke shprehet:

"Kështu është dhe kjo është e pashmangshme. Madje vetë qeveria pranon, që masat nuk prekin ata, që duhet. Dilema është kjo: Kursimet e mëdha në buxhetin shtetëror janë të mundshme vetëm në kurriz të rrogëtarëve të shtetit dhe në sistemet e pensioneve të kontrolluara nga shteti. Vetëm këtu arrihen efekte të menjëhershme kursimi. Masat, që në të tërësi do të përmirësonin gjendjen në vend, pra të ardhurat më të larta përmes tatimit më të lartë të pasurve, luftën kundër evazionit fiskal, fshehjen e të ardhurave, ato kërkojnë më shumë kohë."

Autor: Manfred Götzke/Lindita Arapi

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 06.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NFX1
  • Data 06.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NFX1