1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vjenë: Bisedime për Sirinë me Iranin

Për herë të parë që nga marrëveshja bërthamore me Iranin do të ulen në një tryezë bisedimesh për Sirinë negociatorë amerikanë dhe iranianë.

Pas më shumë se katër vjetësh luftë civile në Siri, me 250,000 të vdekur dhe miliona refugjatëve të gjithë aktorët e rëndësishëm ulen sot (30.10) për herë të parë së bashku në tryezën e bisedimeve në Vjenë dhe do të flasim për mënyrat për të arritur paqe. Për t'i bërë negociatat të mundura Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord që Irani të ulet në tryezën e bisedimeve, dhe Irani ka rënë dakord për të negociuar. Egjipti, Gjermania, Franca, Britania, Iraku, Libani, Rusia, Arabia Saudite dhe Turqia duan të marrin pjesë gjithashtu.

"Kjo është një shenjë e qartë se marrëveshja bërthamore me fuqitë botërore dhe Iranin hap fusha bashkëpunimi për të përballuar me krizën rajonale", thotë për Deutsche Wellen Seyed Hossein Mousavian, i cili ka qenë ambasadori iranian në Gjermani dhe është zëdhënës për negociatat bërthamore me Bashkimin Evropian.

Dy herë më parë Uashingtoni e kishte refuzuar një rol të Iranit në negociatat me Sirinë. Por ndërsa konflikti po vazhdon dhe nuk po i duket fundi, Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë, që pa Iranin nuk mund të ketë një zgjidhje reale, sikurse vlerëson eksperti i Iranit Saied Golkar nga Chicago Council on Global Affairs. "Tani për tani, të gjithë e kuptojnë se situata nuk po përmirësohet, tha Golkar për Deutsche Wellen." Ajo praktikisht është duke u përkeqësuar çdo ditë, dhe SHBA e kupton se Irani është i vetmi vend në rajon që e ndihmon Assadin për të mbijetuar. Irani nuk mund të injorohet."

Në Siri u vranë tre komandantë të Gardës Revolucionare të Iranit

Në Siri u vranë tre komandantë të Gardës Revolucionare të Iranit

Nuk ka shenja për shtensionim në Siri

Për Teheranin po shtohen kostot e ndërhyrjes ushtarake. Këtë muaj në Siri u vranë tre komandantë të Gardës Revolucionare të Iranit, ndër ta dy gjeneralë. "Gjatë gjithë kohës ata sjellin në shtëpi trupat e komandantëve," thotë Golkar. "Ata e ndjejnë çmimin e ndërhyrjes. Kjo po i bën gjithnjë e më pak të popullarizuar në Iran. Kjo është arsyeja pse qeveria iraniane ka ardhur në tryezën e bisedimeve me amerikanët."

Pa dyshim, marrëdhëniet mes SHBA dhe Iranit janë lehtësuar kohët e fundit. Ky relaksim e arriti kulmin në verë me marrëveshjet bërthamore me Iranit. Kjo parashikon një heqje graduale të sanksioneve në këmbim të një reduktimi të programit bërthamor të Iranit. Sipas Majjid Rafizadeh, ekspert për Iranin dhe Sirinë në Universitetin e Harvardit, gatishmëria për kompromis ndoshta nuk do të shtrihet në bisedimet bërthamore në konfliktin në Siri.