1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Vizitia e lamtumirës së Bushit në Irak

Në shtypin gjerman të së mërkurës gjen jehonë vizita e presidentit të SHBA, Xhorxh Bush në Irak.

default

Gazeta "Münchener Merkur" shkruan: "Ai erdhi, pa dhe iku, por as këtë radhë ai nuk kuptoi gjë. Bushi kishte shansin, të paktën tek ushtarët e tij në orientin me luftë të bënte një ndarje të mirë, pasi ai e radhitet tani si një ndër presidentët më të pasukseshëmn të SHBA. Bushi i qëndroi besnik këtij imazhi. Ai preferoi ta pasurojë mandatin e tij të mbushur me pamje irrituese dhe sëkëlldi dhe me prezantimin në Irak e Afganistan si një kokëshkretë dhe njeri që nuk nxjerr mësime."


Ndërsa gazeta "Tageszeitung" duke marrë shkas nga incidenti me këpucët që iu jguajtën Bushit në konferencën e shtypit në Bagdat komenton: "E ç´janë dy këpucë kundrejt 150.000 ushtarëve, që ndodhen në Irak? Por ky gjest dëshpërimi mjafton dhe e gjithë bota arabe feston. Kjo ndodh sepse as kundrejt Perëndimit, që duket i superfuqishëm dhe as kundrejt regjimeve përkatëse nuk duket të ketë hapësirë përtej terrorit dhe dhunës, për ta ndryshuar gjendjen në rajon. Ndoshta nisma politike e goditjes me këpucë do të bëhet mësim këtej e tutje, për të protestuar kundër presidentëve, mbretërve, udhëheqësve dhe emirëve të padëshiruar. Ata e meritojnë këtë gjithësesi."


Ndërsa "Berliner Morgenpost" nën titullin "Kërkimi i vështirë i Obamës për personelin e duhur" komenton situatën në të cilën ndodhet qeveria e ardhëshme e SHBA duke theksuar këtu edhe problemin e trupave në Irak. "Lista e kabinetit të Barak Obamës është thuajse e kompletuar. Por kërkimi për personelin nuk ka përfunduar ende. Varet pikërisht nga postet ende të hapura, nëse krahu i fortë i majtë i demokratëve do të bashkëveprojë për kthesën e presidentit të ardhshëm drejt qendrës politike. Aktivistët e majtë u angazhuan fort për Obamën. Nëse i zhgënjen ata, ai do të ketë një problem në zgjedhjet për kongresin në 2010. ...Sa i përket sektorit të ekonomisë, ministri i ardhshëm Timothy Geithner duhet të parandalojë, që ekonomia të vazhdojë të bjerë në humnerë. Ai duhet t´ia dalë kësaj pa i cënuar të drejtat e punëmarrësve, në rast të kundërt e majta del nëpër barrikada. Në krahasim me të ministrja e jashtme Hillary Clinton ka thuajse një rol sekondar. Por nëse ajo bashkë me ministrin e mbrojtjes Bob Gates ia del të organizojë një terheqje pa zhurmë nga Iraku, atëherë ajo e përmbush detyrën e saj përpara zgjedhjeve të kongresit në 2010."



  • Data 17.12.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GHiD
  • Data 17.12.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GHiD