1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Vizitat turistike në rajone konfliktesh duhen evituar

Shtypi gjerman i ditës mbi lirimin e pengjeve gjermane të rrëmbyer nga Partia Punëtore Kurde me drejtim të majtë.

default

Shtypi i sotëm gjerman fokusohet tek lirimi i tre alpinistëve gjermanë, që u morrën peng në lindje të Turqisë nga organizata terroriste PKK.

Në gazetën SÜDDEUTSCHE ZEITUNG lexojmë:

"Alpinistët gjermanë janë sërish të lirë dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Tre burrat nga Bavaria patën fat, por Turqa mbetet peng e një konflikti anakronist. Vetëm ajo është në gjendje të dalë nga kthetrat e këtij kurthi. Ka ardhur koha që turqit të pajtohen me kurdët. Udhëheqësit militantë të kurdëve e kanë vendin përpara gjyqit, por në rast se ata nuk kapen dot, sepse fshihen në male në veri të Irakut, atëherë mbetet që ndonjë shtet tjetër t´u ofrojë atyre azil."

Në gazetën FRANFURTER NEUE PRESSE lexojmë:

"Pengjet gjermanë në lindje të Turqisë patën fat. Por shembulli i tyre na dëshmon se vizitat turistike në rajone konfliktesh duhen evituar. Marrëdhënia e Turqisë me kurdët e sidomos konflikti i Ankarasë me PKK-në, janë probleme të rënda për një vend që do të hyjë sa më parë në rradhët e BE-së."

Dhe së fundi në gazetën FRANKURTER RUNDSCHAU lexojmë:

"PKK-ja pësoi humbje nga ky akt. Ndoshta kjo organizatë ja doli mbanë t´i kujtojë gjermanët se në ç´situatë ndodhen kurdët në Turqi. Por nga ana tjetër, kurdët u diskredituan me këtë veprim. Në rast se PKK-ja ka vërtet si qëllim të bashkëpunojë me qeverinë turke në zgjdhjen e çështjes së kurdëve, atëherë ajo duhet të heqë dora nga dhuna. Por PKK-ja nuk ka dërguar ndonjë sinjal të tillë deri tani, ndonëse edhe vetë kurdët nuk e mbështesin më plotësisht atë."

  • Data 21.07.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Eg5c
  • Data 21.07.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Eg5c