1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Vizita ekonomike, Dalai Lama dhe Transrapidi - mbi marrëdhëniet ekonomike gjermano - kineze

Pritja që kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri Dalai Lamës më 2007-ën shkaktoi ftohjen e marrëdhënieve midis Gjermanisë dhe Kinës. Por tani, kriza financiare krijon varësi të reja ekonomike midis vendeve.

Posteri i filmit Dashuri në Gjermani

Posteri i filmit "Dashuri në Gjermani"

Kryeministri kinez Wen Jiabao, ndodhet për një vizitë në Evropë. Përveç Brukselit dhe Davosit, të enjten ai do të vizitojë edhe Berlinin ku do të takohet me krerët e politikës gjermane. Temë qëndrore e bisedimeve do të jetë kryesisht kriza financiare dhe ekonomike në botë. Pritet që kjo vizitë t'i jap fund edhe mosmarrëveshjeve të lindura nga pritja që Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri Dalai Lamës, në vjeshtën e vitit 2007.

Transrapidi në Shangai

Transrapidi në Shangai

"Unë gjithmonë kam besuar se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Kinës janë shumë të rëndësishme. Andaj nuk e kam besuar, që një pritje e Dalai Lamës do të vinte në pikëpyetje ato ç`ka kemi ngritur bashkarisht. Ne varemi nga njëri-tjetri. Gjermania nuk ka ndryshuar asgjë në politikën e saj parimore ndaj Kinës." Ka kaluar një vit që kur kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh kështu para shtypit. Ishte 22 janari i vitit 2008. Merkel, komentonte kështu normalizimin e marrëdhënieve gjermano-kineze, të cilat ishin rënduar tre muajt e fundit pas pritjes së Dalai Lamës nga Merkeli.

Angela Merkel dhe Wen Jiabao në Pekin, 27 gusht 2007

Angela Merkel dhe Wen Jiabao në Pekin, 27 gusht 2007

Që atëherë Kina është vizituar jo vetëm nga shumë ministra por edhe nga vetë kancelarja Merkel. Eksperti gjerman për Kinën, Eberhard Sandschneider nga Shoqata Gjermane për Politikë të Jashtme, i sheh ndërkohë kështu raportet e Kinës me Gjermaninë: "Besoj, se qeveria kineze e ka kuptuar që pritja e Dalai Lamës është gjithmonë një akt i lartë simbolik i politikës së brendshme të kryeministrave të Evropës... Por, nuk mund të jetë ende në interesin e qeverisë kineze që t'i japë kaq shumë rëndësi pritjes së Dalai Lamës, pritje që vazhdimisht dëmton marrëdhëniet në fushat më të rëndësishme me partnerët strategjik evropian".

Logo e Volkswagenit në uzinën Shanghai Automotive Industry në Shangai

Logo e Volkswagenit në uzinën "Shanghai Automotive Industry" në Shangai


Dhe Gjermania është një prej këtyre partnerëve të rëndësishëm. Gjermania është partneri më i madh tregtar i Kinës në Evropë dhe investuesi më i madh evropian në Kinë. Megjithatë, ekonomia gjermane aktualisht nuk i gëzohet shumë investimeve në Kinë. Siç duket edhe atje kaloi koha e lulëzimit të madh ekonomik. Edhe Kina po përjeton pasojat e krizës botërore financiare dhe ekonomike. Këtë e konfirmon edhe Doris Fischer, e cila është përgjegjëse në Institutin Gjerman për Politikën Zhvillimore të Kinës. "Kina është prekur ndërkohë në strukturat e importit dhe eksportit. Eksportet e Kinës shkojnë kryesisht në vendet e industralizuara. Dhe aktualisht rënia e kërkesave në vendet industriale, si përshembull në Gjermani, ndikon në shifrat ekonomike në Kinë. Kjo ka bërë që të mbyllen ndërkohë shumë ndërrmarrje dhe të rritet numri i papunësisë. Kjo eventualisht mund të shpjerë drejt problemeve sociale, sepse sistemi politik mund të sigurojë në përgjithësi stabilitet përmes suksesit ekonomik".

Kina ka reaguar deri tani kundër krizës me një program koniunkturor me rreth 450 miliardë euro. Këto para duhet të shpenzohen kryesisht në infrastrukturë. Ndoshta nga ky program do të ketë një shans edhe tekonologjia gjermane 'Transrapid'. Kështu që në Berlin pritet të negociohet edhe për zgjatjen e linjës hekurudhore 'Transrapid' me 170 kilometra, nga Shangai deri në Hanzhou.

  • Data 28.01.2009
  • Autor Matthias Hein
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GhxE
  • Data 28.01.2009
  • Autor Matthias Hein
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GhxE