1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vizita e parë zyrtare në atdheun e vjetër

Rikthim në vende të njohura - Ministri i ri i Jashtëm i SHBA-së John Kerry viziton Berlinin. Në vizitën e tij të parë zyrtare në Gjermani ai u takua me kancelaren Merkel dhe ministrin e Jashtëm Westerwelle.

U.S. Secretary of State John Kerry gestures as he stands in front of the Brandenburg Gate in Berlin February 26, 2013. Kerry arrived in Berlin on Monday, a stop on a nine-nation, 11-day trip that will also take him to Paris, Rome, Ankara, Cairo, Riyadh, Abu Dhabi and Doha before he returns home on March 6. REUTERS/Fabrizio Bensch (GERMANY - Tags: POLITICS TPX IMAGES OF THE DAY)

John Kerry in Deutschland Februar 2013

Rrallëherë një vizitë zhvillohet në një atmosferë kaq të përzemërt si ajo e ministrit të ri të Jashtëm të SHBA-së në Berlin. John Kerry u prit me përzemërsi të madhe nga ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle dhe kancelarja Angela Merkel. "Fakti, që me të marrë detyrën e re ministri i Jashtëm amerikan viziton Evropën dhe Gjermaninë, është një konfirmim i qartë i partneritetit transatlantik", tha Westerwelle duke e përshëndetur homologun e tij. SHBA është partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë jashtë Evropës. Të dy vendet i lidh një partneritet vlerash.


Një transatlantik në State Department


Në fakt me marrjen e postit 69-vjeçari Kerry ka sjellë një frymë të re në marrëdhëniet gjermano-amerikane. Kryediplomati i ri konsiderohet si një transatlantik i bindur dhe mbështetet tek bashkëpunimi në përballimin e krizave aktuale. Në qendër të bisedimeve në Berlin ishte gjendja në Siri dhe Afganistan, bisedimet për programin bërthamor me Iranin dhe krijimi i një zone transatlantike të tregtisë së lirë.
Gjermania dhe SHBA-ja kërkojnë një fillim të shpejtë të negociatave për një marrëveshje transatlantike për tregtinë e lirë. Bisedimet duhet të fillojnë që në verë, tha ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle pas takimit me homologun amarikan Kerry. Të dy politikanët deklaruan se me heqjen e barrierave doganore mes BE-së dhe SHBA-së në të dy anët e Atlantikut do të krijoheshin më shumë vende pune dhe rritje ekonomike. Veç kësaj të dy politikanët shprehën mbështetje për partneritetin transatlantik. Sipas fjalëve të ministrit të Jashtëm amerikan Gjermania vazhdon të jetë një nga aleatët më të ngushtë të vendit të tij.

US Secretary of State John Kerry (R) and German Foreign Minister Guido Westerwelle arrive to address a press conference at the foreign ministry in Berlin on February 26, 2013. Kerry visits Berlin as part of a nine-nation tour of US allies in Europe and the Middle East. AFP PHOTO / JOHN MACDOUGALL (Photo credit should read JOHN MACDOUGALL/AFP/Getty Images)

John Kerry dhe Guido Westerwelle në Berlin, 26.02.2013


Vizita në atdheun e vjetër


Djali i diplomatit ishte 11 vjeç, kur babai i tij u caktua në vitin 1954 me detyrë në Berlin. John Kerry pati mundësi ta njihte nga afër qytetin e ndarë, që vuante ende pasojat e rënda të luftës. Këto përvoja të hershme në linjën e konfrontimit mes Perëndimit dhe Lindjes kanë lënë gjurmë tek burri, i cili tani vjen në Berlin si ministri i ri i Jashtëm i SHBA-së. "Ka qenë një kohë vendimtare në jetën time", ka thënë Kerry një herë. "Asokohe i ndiqja me interes të madh konfrontimet globale."


Vatra e krizës Siria dhe Irani në rend të ditës në Berlin


Ministri i Jashtëm i SHBA-së shprehu besim lidhur me bisedimet mbi çështjen e disktueshme të programit bërthamor me Iranin. Propozimi i ri i grupit 5+1, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit plus Gjermania, përfshin masa për të dyja palët. Ai e inkurajoi Iranin të ndërmarrë hapa konkrete, për t'i pranuar shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare. "Ka një rrugë të qartë diplomatike dhe unë shpresoj, që ne kemi shansin ta ndjekim këtë rrugë." Duke marrë parasysh bisedimet që zhvillohen ndërkohë në Alma Ata të Kazakistanit, Kerry nuk deshi të jepte deklarata të mëtejshme mbi këtë çështje.
Edhe lidhur me Sirinë Kerry u shpreh me shumë rezerva: Të enjten (28.02.2013) ai do të shkojë në Romë, ku në takimin me grupin e ashtuquajtur miqtë e Sirisë do të bisedojë për fundin e luftës civile. Në takim do të marrë pjesë edhe aleanca opozitare "Koalicioni Kombëtar Sirian". Fillimisht ky grup donte ta bojkotonte takimin në shenjë protetste ndaj heshtjes ndërkombëtare lidhur me dhunën në Siri. Vetëm me ndërhyrjen e diplomatëve amerikanë opozitarët sirianë e ndryshuan qëndrimin dhe premtuan pjesëmarrjen. "Ne shohim tek Koalicioni Kombëtar i opozitës në Siri një partne kyç për të ardhmen e Sirisë", theksoi Westerwelle. Qeveria gjermane është e tronditur nga gjendja në këtë vend arab. Bashkësia ndërkombëtare është e detyruar të bëjë gjithçka të mundshme, për t'i dhënë fund konfliktit.