1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Vizita e Papa Benedikti të XVI-të në Francë

Vizita e Papës, Bendikti i XVI-të, në Francë gjen jehonë në shtypin gjerman të së hënës.

default

Gazeta "Schwarzwälder Bote" shkruan: "Udhëtimi i pelegrinazhit të Benediktit të XVI-të nuk është një festival i thjeshtë fetar, nuk është asnjë popshow i besimit dhe as një publicitet për Vatikanin. Shoqëritë moderne të shekullit të 21-të janë gjithnjë e më shumë të angazhuara të pozicionohen përsa i përket çështjeve fetare dhe të kishës. Çfarë janë probleme të shtetit dhe çfarë janë të kishës? A është besimi thjesht çështje private? Çfarë vendi zenë tek njerëzit besimi në mrekullitë apo mrekullitë e besimit? Prej kohësh pyetje të zgjidhura? Jo dhe për këtë mjafton të shikosh në Paris dhe në Lurdë."



Ndërsa gazeta "Schwäbische Zeitung" komenton: "Papa Benedikti i XVI-të zgjodhi fjalë të urta gjatë vizitës së tij në vendin e peligrinazhit Lurdë ashtu si edhe më parë në Paris ku vizita e tij kishte edhe rëndësi politike. Kjo pasi që prej zgjedhjes të tij në postin e Presidentit të Francës në vitin 2007, Nikolas Sarkozy bën thirrje të vazhdueshme për të forcuar rolin e kishës. Ky apel është diçka e veçantë në një vend laik si Franca."


Gazeta "Münchener Merkur" shkruan: "Benedikti i XVI-të arriti që në vizitën e tij të bashkojë në një të vetme intelektin me ndjenjën, forcën teologjike me atë të përkujdesjes shpirtërore. Më shumë Papa iu drejtua të rinjve nga zemra duke atakuar materializmin dhe egoizmin për pushtet."

  • Data 15.09.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FI7c
  • Data 15.09.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FI7c