1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Vizita e ministrit të Jashtëm gjerman, Steinnmeier në Afganistan

Faqe te para te disa gazetave gjermane

Duke marrë shkas nga vizita e ministrit Steinmeier në Kabul, komentatorët në gazetat gjermane të së enjtes analizojnë gjendjen në Afganistan dhe rolin që mund të luajë Pakistani për qetësimin e situatës.

„Straubinger Tagblatt/Landshuter Zeitung“ komenton:

„Ashtu si aleatët edhe qeveria federale flet shumë për një „strategji të re“. Por në „terren në Hindukush“ as që dallohet një e tillë. Gjermania nuk është e gatshme të mbështesë luftën kundër drogës, që për shkak të implikimit të islamistëve dhe baronëve të drogës, presupozon njëkohësisht edhe luftën kundër neo-talibanëve, El Kaidës dhe të gjitha bandave të tjera ekstremiste. Faktin që ushtarët tanë prej vitesh i vret ndërgjegja, sepse në sytë e tyre kultivohet dhe tregtohet droga, qeveria e merr po aq pak në konsideratë sa edhe rrethanat e tjera të mjerueshme.“

„Wetzlarer Neue Zeitung“ shkruan:

„Është e drejtë, që Steinmeier-i sërish thekson si objektiv direktivën e dhënë prej presidentit të SHBA-së, Barack Obama për një „zgjidhje rajonale“. Afganistani mund të fitohet vetëm nëpërmjet Pakistanit. Megjithatë bashkësia ndërkombëtare tani për tani nuk mund të presë ndonjë mbështeje të madhe që andej. Luftëtarët islamistë kanë depërtuar deri në 100 km në afërsi të kryeqytetit Islamabad. U desh presioni masiv nga SHBA-ja, që qeveria përreth Asif Ali Zardari-t ta ndalte marshimin e trupës guerrilase. Mbetet me pikëpyetje, nëse Pakistani ka vërtetë forcën dhe vullnetin, të mbrojë territorin e vet, e në radhë të parë komplekset atomike dhe të vendosë qetësinë në zonën kufitare me Afganistanin.“

Gazeta „Handelsblatt“ komenton të njëjtin aspekt, rolin e Pakistanit:

„Avancimi i talibanëve javët e shkuara i ka shkaktuar nervozizëm të madh qeverisë së SHBA-së dhe aleatëve të saj. Mos vallë po kapitullojnë forcat pro-perëndimore në Pakistan? E aq më keq akoma: a është e mundur, që armët atomike të bien në duart e islamistëve radikalë? Presidenti i Pakistanit, Zardari pretendon, që jo. SHBA-ja, vendi i vetëm, që në një farë mënyre ka pak akses në arsenalet bërthamore të gjoja aleatit në luftën kundër terrorit, siç duket nuk është e sigurtë për këtë. E këtu fillon problemi më i madh i Obama-s. Ai do që ta zbusë vatrën më të rrezikshme në botë të krizës me partnerë, që janë shumë të dobët, për t'ia arritur kësaj.“


Autor: dpa/ Vilma Filaj- Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi



  • Data 30.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HgxD
  • Data 30.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HgxD