1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vizita e Mesić-it në Kosovë provokim politik për Beogradin?

Beogradi nuk është i kënaqur me vizitën e Presidentit kroat Mesić në Kosovë dhe atë e sheh si një provokim politik. Zagrebi e komenton atë si vazhdim të politikës së Mesićit në mbështetje të pavarësisë së Kosovës.

Presidenti kroat Mesić.

Presidenti kroat Stipe Mesić.

Fillimisht Beogradi zyrtar ka reaguar ashpër ndaj zgjedhjes së datës për vizitën e presidentit Mesić, e cila ishte planifikuar për ditën e Krishtlindjeve ortodokse. Por pas ndryshimit të datës për kryerjen e vizitës, filluan të dëgjohen vërejtjet e tjera. Për shembull: Mesić ditët e fundit në postin e presidentit nuk kishte pse t'i kalonte pikërisht në Kosovë pasi ky veprim nuk është shumë taktik dhe vetëm sa do të prishë raportet tashmë të brishta mes të Serbisë dhe Kroacisë.

Kosova - test i miqësisë apo armiqësisë

Kështu vizita e Mesićit në Kosovë u prit në Beograd me reagime të shumta. Miljenko Dereta, drejtor i 'Iniciativës qytetare', sqaron, se çdo njohje apo mosnjohje e Kosovës shihet si sukses apo mossukses i politikës së jashtme dhe të brendshme serbe: "Kjo në fakt është bërë një formë e sjelljes, me të cilën çdo gjë që është e lidhur me Kosovën është shenjë ose e miqësisë ose armiqësisë ndaj Serbisë dhe serbëve. Unë mendoj se kështu ndihet elita politike, dhe për fat të keq, në këtë drejtim kanë kontribuar edhe shumë medie".


Kritikët: Kosova dhe Kroacia së bashku kundër Serbisë

Kryetari i "Klubit për Prosperitet", Čedomir Antić thotë për Deutsche Welle-n se udhëheqja kroate prej vitit 1995 politikën e saj e ka ngritur në raporte negative ndaj Serbisë. Sipas fjalëve të tij, Stipe Mesić është njëri prej përfaqësuesve të kësaj politike në të cilën Kosova zë një vend të veçantë: "Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kroacisë, prandaj Kroacia është ndër të parat që e ka pranuar Kosovën dhe Metohinë, flasin pikërisht për atë se Stjepan Mesi ć dhe Kroacia zyrtare para së gjithash politikën e tyre e bazojnë në raporte shumë negative kundrejt Republikës së Serbisë dhe ndaj popullit serb në tërësi".

Čedomir Antić vizitën e Presidentit kroat në Kosovë, e quan si një provokim politik pasi, siç thotë ai, përveç presionit ndaj Serbisë nuk sheh asnjë interes tjetër të përbashkët në mes të Kosovës dhe Kroacisë. Miljenko Dereta nga ana tjetër thekson, se Beogradi çdo vizitë të dikujt që e ka njohur Kosovën e sheh si provokim politik. Me ndryshimin e vetëm se më me kujdes protestohet kur është fjala për vizitat zyrtare të burrështetasve nga fuqitë e mëdha, ndërkohë që fqinjët trajtohen si kundërshtarë të barabartë, thekson Dereta.

Vizita e Mesi ć it vazhdim i politikës së tij në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës

Në Zagreb ndërkaq vizita e Mesićit në Kosovë shihet si vazhdim logjik i politikës së tij. Branko Caratan, profesor në Fakultetin për skenca politike në Zagreb thotë për Deutsche Welle-n se Stjepan Mesić ka qenë një prej atyre të cilët kanë mbështetur politikën që solli deri tek pavarësimi i Kosovës dhe kjo vizitë është vazhdë e kësaj politike. Profesroi Caratan megjithatë thekson se kjo vizitë do të jetë një provokim shtesë në marrëdhëniet me Serbinë.

"Për këtë nuk duhet të ketë dyshim. Por presidenti Mesi ć për shkak të politikës së tij të mëparshme nuk ka mundur këtu të bëjë lëshime të veçanta. Përveç kësaj Kosova është pranuar edhe nga shumë shtetë të tjera, me të cilat Serbia vazdon të ketë marrëdhënie normale pa asnjë problem", nënvizon Caratan.

Autor: Ivica Petrović / Esat Ahmeti

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 08.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LOyt
  • Data 08.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LOyt