1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Vizitë tek fqinji: Erdogani në Athinë

Një ngjarje historike: për herë të parë pas 65 vjetësh një president turk viziton Greqinë. Në qendër të vizitës së Rexhep Taip Erdoganit në Athinë janë temat ekonomike dhe kriza e refugjatëve.

Recep Tayyip Erdogan zu Besuch in Griechenland (AP)

Erdogani ka qenë për herë të fundit më 2010 në Greqi, asokohe në funksionin e kryeministrit. Tani ai shkon sërish atje - duke realizuar kështu të parën vizitë të një presidenti turk në Greqi qysh prej 65 vjetësh. Nga vizita të tilla zakonisht pritet shumë - por pritshmëritë në Greqi janë modeste, mendon Konstantinos Filis, drejtor i sektorit të studimeve në Institutin e Athinës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. "Çështjet e ekonomisë dhe sigurisë janë në qendër të kësaj vizite. Tema të diskutueshme do të lihen jashtë vëmendjes", thotë politologu për DW.

P.sh. çështja e Qipros: Në nëntor 2016 dështuan bisedimet nën kujdesin e OKB-së për ribashkimin e ishullit. Grekët dhe turqit e Qipros akuzojnë reciprokisht njeri-tjetrin si përgjegjës për këtë. Një rifillim bisedimesh ndërkohë as që ka shenja të ketë, aq shumë që në Republikën e Qipros vitin e ardhshëm do të zgjidhet një president i ri.

Por me shumë zell Greqia dhe Turqia duan të kudjesen për përpirësimin e marrëdhënieve ekonomike, thekson Filis. Qysh sot turizmi nga Turqia po shkon në drejtim të Greqisë. "Ndërkohë po negociohet për një lidhje hekurudhore nga Stambolli në Selanik si dhe një linjë tragetesh mes Izmirit dhe Selanikut", deklaron analisti nga Athina.

Edhe politologu e njëkohësisht gazetar në Stamboll Nikolaos Stelyas sheh një potencial të madh bashkëpunimi bilateral. Vizita e Erdoganit, thotë ai për DW, është e nevojshme për të dyja palët. Greqia ka probleme me krizën ekonomike dhe masat e vazhdueshme të kursimit dhe po ashtu është në kërkim të fushave të reja të aktivitetit në politikën e jashtme. "Eshtë në interesin e dyanshëm, që Greqia dhe Turqia të afrohen mes tyre."

Fushë tensioni politika e refugjatëve

Edhe sa i përket valës së refugjatëve drejt Europës Erdogani do të konsultohet me palën greke. Zyrtarisht Athina shprehet e kënaqur me marrëveshjen BE-Turqi të arritur në mars 2016. Kjo marrëveshje ndër të tjera parashikon, që Turqia të pranojë të gjithë refugjatët e kthyer nga Greqia, të cilët janë larguar ilegalisht prej kufijve të Turqisë drejt ishujve të Egjeut. Nga pikëpamja greke marrëveshja funksionon, sepse qysh nga viti 2016 numri i të ardhurve të rinj është më i ulët. Pakënaqësi shkakton megjithatë fakti, që Turqia deri tani ka mundur ose ka dashur të pranojë vetëm 1400 të kthyer.

Pavarësisht kësaj Greqia është e interesuar që të respektohet edhe më teja marrëveshja BE-Turqi. Por sipas ekspertit Filis, pritet që Erdogan t'i kërkojë Greqisë një kompensim: "ashtu sikurse Greqia i ka mbyllur kufijtë për kontrabandustët e migracionit, ajo duhet t'i mbyllë kufijtë edhe për shtetasit turq, që kërkojnë azil në vendin fqinj pas puçit të dështuar në verë 2016".

Marrëdhëniet e vështira me BE-në

Pas Polonisë Greqia është vendi i dytë i BE-së që viziton Erdogani pas puçit në vitin 2016. Politologu Filis tërheq vëmendjen, se Greqia mund të vihet në pozitë të vështirë, në rast se Erdogan do ta përdorë atë si skenë për të mbajtur fjalime të flakta kundër Europës. Ndonëse ai parashikon, që Erdogani nuk do t'i referohet patjetër Europës. Gazetari greko-turk Nikolaos Stelyas sjell në vëmendje, që Greqia qysh në vitet 90-të shprehimisht e mbështet antarësimin e Turqisë në BE - edhe pse ka me të probleme bilaterale.