1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vizitë në hijen e trazirave rreth Trumpit

Në udhëtimin e tij të dytë në SHBA si ministër i Jashtëm, Sigmar Gabriel takon partnerë bisedimi që janë të hapur të flasin për politikën e jashtme. Kjo në një kohë kur vendi është i paqetë në politikën e brendshme.

Ka kohë më të mira për një ministër të Jashtëm gjerman për të shkuar në Uashington. Kryeqyteti i SHBA është më tepër se herët të tjera i preokupuar me veten dhe me Presidentin e tij - këtë Sigmar Gabrieli nuk e konkurron dot në perceptimin publik.

Por Gabrieli thekson se Gjermania, Evropa kanë një interes të madh që Amerika të jetë e fortë dhe stabile. "Kudo në botë ku tërhiqen SHBA, ato lënë një vakum ku futen të tjerë". Të tjerë, me këtë ministri i Jashtëm ka parasysh para së gjithash Kinën. Ai përsërit herë pas here në Uashington temën "rruga e rre e mëndafshit": më shumë se njëqind vende marrin pjesë në të, po një vend është e kotë ta kërkosh: SHBA.

Pak diferenca, shumë përbashkësi

Nga takimiet me partnerët në bisedime Gabrieli doli me zbulime interesante. Nëse në fillim të marrjes së postit, homologu i tij Rex Tillerson i pati përcjellë ende qëndrimin e Presidentit Donald Trump: "E pse na intereson të lutem neve Ukraina?", këtë herë Gabrieli takoi një ministër të Jashtëm të mirëinformuar dhe të interesuar. Tillersoni është me të në të njëjtën anë, pikërisht edhe përsa i përket mënyrës së trajtimit të Rusisë. Nuk ka mbetur shumë vend për frikërat, se SHBA mund të lëshojnë pe në konfliktin me Ukrainën, për të fituar një marrëveshje më të mirë në vend tjetër.

Në temën e buxhetit të NATO-s pozicionet vërtet që nuk janë të njëjta, por janë sqaruar, për këtë nuk duhet folur më tej. Ndryshimet më të mëdha në mendime ekzistojnë në çështjen se si duhet vepruar me Iranin. Për SHBA ai bën pjesë te armiqtë kryesorë, marrëveshjen atomike me të ato e vështrojnë si vepër mashtruese, pas së cilës vazhdojnë të ekzistojnë edhe më tej mbështetja e terrorit dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Kurse evropianët e shohin marrëveshjen si mjet për ta mbajtur të lidhur Iranin.

Softpower si mjet alternativ

Përsa i përket Evropës, asnjë qeveri e SHBA nuk është dalluar për njohuri veçanërisht të thella për të. Edhe te kjo administratë, një pjesë e mirë e komunikimit diplomatik kalon duke shpjeguar Evropën dhe proceset e saj vendimore. Ministri i Jashtëm gjerman paraqet gjithmonë të njëjtin problem: "Të gjithë duan të flasin gjithmonë me vendin tim, sepse është kaq i fortë ekonomikisht, por Evropa është më tepër se Gjermania dhe ndoshta edhe Franca. Partnerët tanë duhet të flasin me të gjithë Evropën".

Për ta luftuar ftohjen, Gabrieli do të përdorë në mënyrë të përforcuar softpower, duke nisur me një vit për Gjermaninë në SHBA në vitin 2018 dhe me një vit amerikan në Gjermani në vitin 2019. Të dish më shumë për tjetrin, ta njohësh më mirë tjetrin, kjo ndihmon jo vetëm midis të rinjve, midis anëtarëve të shoqërisë civile. Ky parim vlen edhe për ministrat. Midis Gabrielit dhe Tillersonit po nis të krijohet një raport besimi.