1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vizitë historike e lidhur me skepticizëm dhe shpresa - Erdogan në Athinë

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan viziton Greqinë. Vendet partnere në NATO, me marrëdhënie të ngarkuara historikisht, synojnë normalizim dhe thellim të lidhjeve mes tyre. Në qendër të bisedimeve është ekonomia.

Kryeministri grek George Papandreou (d), dhe homolgu i tij turk Recep Tayyip Erdogan (m), takimi në Stamboll më 9 tetor 2009.

Kryeministri grek George Papandreou (d), dhe homolgu i tij turk Recep Tayyip Erdogan (m), takimi në Stamboll më 9 tetor 2009.

Shumë grekë e shohin Turqinë me mjaft skeptcizëm. Ndërsa kryetari i dhomës greko-turke të tregtisë, Panagiotis Koutsikos, e sheh me tjetër sy vendin fqinjë: "Biznesmenët bëjnë politikë me të tjera mjete. Herë pas here ne na duhet të durojmë edhe kritika, por normalisht ne na lavdërojnë shumë për kursin e afrimit me Truqinë. Sa ka të bëjë me mosmarrëveshjet politike, politikanët tanë duhet t' i venë gishtin kokës, dhe unë besoj që vizita e Erdoganit është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur"

Koutsikos madje sheh shanse të mëdha për ekonominë greke në Turqi. Kryetari i dhomës greko-turke të tregtisë kujton blerjen e bankës turke Finansbank nga Banka Kombëtare greke përpara katër vjetësh. Pavarësisht skepticizmit fillestar ky fuzionim i bankave u dëshmua si një investim i sukseshëm: „Banka Kombëtare investoi në pajisjen e bankës turke me sistemin e përpunimit elektronik të të dhënave dhe modernizoi terësisht shëbrimin ndaj klientëve. Për këtë arësye Finansbank tërhoqi klientelë të re. Sot Banka Kombëtare e Greqisë mbi 30% të fitimit së saj e realizon në Truqi. S' ka nevojë të flasësh shumë për këtë, sepse besoj që shifrat flasin vet."

Qiproja dhe sovraniteti në Egje çështje që kërkojnë zgjidhje

Qipro

Qipro

Gazetarit dhe publicistit nga Athina Dimitris Konstantakopoulos nuk i bëjnë shumë përshtypje këto shifra. Në librat e tij ai bën thirrje për një kurs më të ashpër kundrejt Turqisë, kryesisht sa i përket çështjes së Qipros. Konflikti për të drejtat e sovranitetit në Egje vazhdon të jetë i pazgjidhur, tërheq vëmendjen ai. Por pavarësisht nga kjo qeveria greke e mbështet fuqimisht antarësimin e vendit fqinjë në BE, thotë Konstantakopoulos. „Qysh prej më shumë se dhjetë vjetësh ne e mbështesim pranimin e Turqisë në BE, por Ankaraja nuk e ka ndryshuar qëndirmin e saj ndaj Greqisë. Përkundrazi, ne vazhdimisht konfrontohemi me probleme të reja. E mos harroni: kriza jonë e borxheve është edhe rezultat i garës së armatimit me Turqinë. “

Do të ishte një bekim për Greqinë, nëse do t' i jepej fund garës së armatimit, sepse aktualisht shteti i zhytur në borxhe mbi 4% të produktit bruto në vend i shpenzon për blerje armësh. Edhe ministri turk për Evropën, Bagis së fundi ka propozuar, që të ulet buxheti për ushtrinë në të dyja anët e Egjeut. Publicisti nga Athina Konstantakopoulos është ende skeptik, nëse ky propozim vërtetë do të vihet në jetë: „Nëse turqit duan të çarmatosen vërtetë, atëherë ata duhet së pari të tërheqin trupat nga Veriu i Qipros. Dhe nëse turko-qipriotët kërkojnë garanci për sigurinë, atëherë për këtë mund të kujdesej edhe një trupë evropiane e paqes. Kjo do të ishte një shenjë e vullnetit të mirë nga ana e Turqisë.“

Në samitin greko-turk çësthja e Qipros do të shqyrtohet skajshëm. Grupimet e majta janë të indinjuara dhe bëjnë thirrje për një demonstratë kundër Erdoganit. Ata duan të ngrenë edhe flamurë, pavarësisht faktit, që ndërkohë flamujt grekë prodhohen edhe në Turqi, kuptohet për arësye të kostove të favorshme.

Autor: Jannis Papadimitriou / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 14.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NN2k
  • Data 14.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NN2k