1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vizitë e vështirë- Mursi në Berlin

Në Egjipt ai ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme, cionistët i ka quajtur gjakpirës dhe ka paralajmëruar vendet e tjera që të mos përzihen në punët e brendshme të Egjiptit.

default

Merkel dhe Mursi, Berlin 30.01.2013

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka kërkuar presidentit egjiptian Mohamed Mursi, të respektojë demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Kryetari islamist i shtetit, siguroi pas takimit me kancelaren gjermane se: "Egjipti do të kthehet në shtet juridik". Por ai u mbrojt nga "ndërhyrjet në punët e brendshme". Gjatë vizitës së Mursit në Gjermani, në Egjipt ka patur shpërthime të reja dhune.

Pas një shpërthimi të shoqërisë, si ai në revolucionin e para dy vjetëve zgjat deri sa të vendoset stabiliteti, tha Mursi. Ai premtoi "ne mbetemi në rrugën e vendosjes së rendit të përgjithshëm demokratik."

Bashkëpunimi gjermano- egjiptian do të arrijë një nivel krejt të ri.

Merkel und Mursi Berlin 30.01.2013

Merkel dhe Mursi, Berlin 30.01.2013

Merkel tha se për qeverinë gjermane është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të merren parasysh dhe më to të vendosen linjat e bisedimeve. Të drejtat e njeriut duhet të respektohen dhe liria e fesë duhet të jetohet. Një kusht për raporte të qëndrueshme politike është zhvillimi i mirë i ekonomisë. Për ekonominë gjermane të detyrueshme për të investuar në Egjipt janë vendosja e strukturave të qendrueshme ligjore.

Mursi, presidenti 61 vjeçar që mban postin që nga muaji qershor, shpreson më shumë në ndihmat financiare dhe investimet nga Gjermania. Për shkak të tensioneve në vendin e tij, ku ditën e mërkurë shpërthyen sërish përleshjet në rrugë midis demostrusve dhe policisë, Mursi u detyrua të ndërpriste vizitën e tij dyditore, dhe të kthehej në Kajro duke mos e zhvilluar një takim me presidentin gjerman, Joachim Gauck. Udhëheqësi i opozitës dhe mbajtësi i Çmimit Nobel të Paqes, Mohammed ElBaradei, i kërkoi Mursit pas kthimit në Kajro të mbajë një takim krize me përfaqësuesit e opozitës.

Mursi mbron vendimet e veta

Mursi in Berlin 30.01.2013 Proteste

Protesta para zyrës së Kancelares Merkel në Berlin gjatë vizitës së Mursit

Mursi siguroi në Gjermani se ai do të çojë përpara reformat demokratike. Ai e mbrojti vendimin për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme me marrjen e masave të përkohshme. "Vendimi i shërben sigurisë së banorëve dhe i jep fund sulmeve kriminale. Pyetjes nëse do e tërheqë edhe opozitën në nje qeveri gjithëpartiake, ai u përgjigj se aktualisht ekziston një qeveri stabile. Pas zgjedhjeve parlamentare pas disa muajsh, do të merret vendim për një qeveri të re.

Lidhur me njoftimet e në shtyp për thëniet e tij në vitin 2010 duke i quajtur cionistët në Izrael "gjakpirës", dhe "pasardhës të majmunëve dhe derrave", Mursi tha se këto shprehje janë shkëputur nga një kontekst më i gjerë. Ai ka folur në atë kohë për praktikat fetare, me të cilat derdhet gjak ose sulmohen civilë të pafajshëm.

Revolucionit edhe një shanc

Ägypten Ausgebrannter Mannschaftstansporter der Polizei

Përleshje në rrugë, Kajro

Ministri gjerman i Jashtëm Guido Westerwelle tha për Televizionin ARD se "Unë këshilloj që revolucionit në Egjipt t`i japim edhe një shanc, megjithë pamjet që shohim dhe na shokojnë." Ndihmat gjermane janë të kushtëzuara. "Parnteriteti që ne ofrojmë në rrugën e transformimit varet nga zhvillimi demokratik i Egjiptit."

Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International protestoi ndërkohë me figura të Nefrotetes para zyrës së Kancelares Merkel, kundër sjelljes së forcave egjiptiane të sigurisë.

Në rrugët e Kairos ditën e mërkurë pati përleshje gjatë të cilave demostruesit hodhën gura dhe bomba zjarri mbi policinë. Dy demostrues humbën jetën.

  • Data 31.01.2013
  • Autor afp, dpa, rtr/ Aida Cama
  • Fjalët kyç Mursi, Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/17Ujg
  • Data 31.01.2013
  • Autor afp, dpa, rtr/ Aida Cama
  • Fjalët kyç Mursi, Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/17Ujg