1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Vizitë e papritur e Merkelit në Afganistan

Kancelarja gjermane Angela Merkel i premton Hamid Karsait më shumë mbështetje për rindërtimin e forcave policore

default

Merkel dhe Karsai gjatë një konference për media

Udhëtimi i befasishëm i Angela Merkelit u bë nën masat më të rrepta të sigurisë. Fluturimi i kancelares për në Kabul, të shtunën në mëngjes nuk u bë me aeroplanin e zakonshëm qeveritar, por me një nga aeroplanët e ushtrisë gjermane, Transall, i cili është i pajisur me sistem kundërraketor. Edhe rruga nga aerporti për në qendër të Kabulit, një segment shumë i preferuar për sulmet e talibanëve, u bë me helikopter e jo me veturë. Vizita në Kabul nuk ishte bërë e njohur më parë për shkaqe sigurie.

Temë kryesore e bisedimeve të kancelares gjermane - siguria

Merkel u takua në kryeqytetin afgan me të ngarkuarin e lartë të OKB-së, Tom Kënigs (Koenigs), shefin e ri të misionit policor evropian, Sholc (Scholz), dhe komandantin e trupës paqeruajtëse ISAF, gjeneral Mek Neill (McNeill). Pika kulmore e pjesës së parë të vizitës ishte biseda me presidentin afgan, Hamid Karsai, në pallatin presidencial të siguruar si fortesë, në qendër të kryeqytetit. Merkel aty premtoi: “Republika Federale Gjeramne e mbështet Afganistanin me gjithë zemër dhe të gjitha forcat."

Mesazhi i Merkelit

Mesazhi qendror i kancelares: Afganistani duhet ta marrë në dorë më me forcë rindërtimin e vendit, e sidomos atë të forcave të sigurisë: "Njerëzit në Afganistan duhet të ndjejnë që kanë një shtet që kujdeset për sigurinë e tyre", tha Merkel.

Këtë gjë pëlqen ta dëgjojë edhe Hamid Karsai, qeveria e të cilit po kërkon prej kohësh afganizimin e rindërtimit të vendit, dhe më shumë mjete dhe përgjegjësi për institucionet e veta, para së gjithash për policinë dhe ushtrinë: “Bashkësia ndërkombëtare dhe Afganistani së bashku duhet të përmirësojnë aftësitë e forcave afgane të sigurisë, duke i shtuar ato, armatimin dhe trajnimin e tyre."

Gjermania do ta rrisë angazhimin e saj

Aktualisht në Afganistan janë afro 40 policë gjermanë që kryejnë shërbimin në kuadër të misionit policor evropian EUPOL-it. Ekspertët në Kabul janë të mendimit se ky numër është shumë i vogël. Angela Merkel theksoi se Gjermania do ta përforcojë angazhimin e saj në këtë sektor: “Ne tani do të shohim edhe një herë në kuadër të konsultave për buxhetin se si mund të vëmë një akcent të ri."

Temë ishte edhe pjesëmarrja gjermane në misionin ushtarak në Afganistan. Tre javë më parë parlamenti gjerman e kishte zgjatur edhe për një vit mandatin e trupës gjermane në kuadër të ISAF-it. Kontigjenti gjerman në këtë kuadër i kalon 3000 vetë. Javën e ardhshme Bundestagu do të diskutojë për pjesëmarrjen e mëtejshme të Gjermanisë në operacionin antiterror të udhëhequr nga Shba-të, "Enduring Freedom". Koalicioni ka vendosur ta zgjasë këtë mandat, përçka e ka të sigurtë mbështetjen e parlamentit, por jo pa debate. Prandaj edhe Angela Merkel bëri këtë vizitë të befasishme në Kabul: “Ne shohim përparime. Ne shohim problem. Urojmë që vendi të ketë një zhvillim të mirë. Besojmë, se ai tani është në rrugën e drejtë dhe prandaj ne do të angazhohemi të zgjasim mandatet, për të cilat na duhet shumica në Bundestag."

Gjermania nuk do të stacionojë trupa në jug

Merkel e përforcoi edhe njëherë qendrimin e qeverisë federale se Gjermania nuk do të stacionojë trupa në jug të Afganistanit. Ushtarët gjermanë duhet tä vazhdojnë punën e tyre në veri, tha ajo para se të nisej më vonë për në Masar i Sharif, në kampin më të madh të ushtarëve gjermanë në Afganistan.

Kohët e fundit ishin rritur zërat që kërkonin që kancelarja gjermane, dy vjet pas fillimi të detyrës dhe për shkak të gjendjes së paqendrueshme të vendit, duhet të vizitonte ushtarët në Afganistan. Vizita e fundit e një kancelari kishte qenë ajo e Gerhard Schrëderit (Schroeder), tre vjet më parë, më tetor 2004.

  • Data 03.11.2007
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0iL
  • Data 03.11.2007
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0iL