1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vizitë e befasishme

Presidenti francez bën një vizitë të befaishme në Kabul dhe premton mbështetje ushtarake në luftën kundër terrorizmit

default

Kabul

Në prag të Krishtilndjeve presidenti francez Nikola Sarkozi (Nicolas Sarkozy) ka vizituar Afganistanin. Në një takim që pati të shtunën (22.12.) me presidentin afgan, Hamid Karsai, Sarkozi nënvizoi se Parisi do ta mbështesë edhe më tej Kabulin në aspektin ushtarak dhe civil. Presidenti francez shoqërohej në këtë udhëtim nga ministri i mbrojtjes Hervé Morin dhe sekretarja e shtetit për të drejtat e njeriut, Rama Jad (Rama Yade). Nikola Sarkozi bëri një paralajmërim gjatë vizitës së tij në prag të krishtlindjeve në Afganistan: "Këtu po zhvillohet luftë kundër terrorizmit, kundër fanatizmit, luftë, të cilën ne nuk mund dhe nuk duhet ta humbim", - do të thoshte presidenti francez para gazetarëve. Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që Afganistani sërish të bjerë sërish në dorë të talibanëve. Është hera e parë që nga marrja e postit të presidentit, që Sarkozi shkon në këtë vend të tronditur nga lufta. Ka kohë, që për shkaqe sigurie, krerët e shteteve dhe qeverive perëndimore nuk i paralajmërojnë më vizitat e tyre në Afganistan, për të shmangur sulmet e mundshme. Edhe Sarkozi kishte vendosur të bënte një vizitë të befasishme. Ai u takua me homologun e tij afgan Hamid Karsai por e interpretoi vizitën e tij edhe si mbështetje për ushtarët francezë të stacionuar atje. Sarkozi nuk e përjashtoi mundësinë e rritjes së kontigjentit, vendimi për këtë do të merret javët e ardhshme. Francezët kanë 1300 ushtarë të stacionuar në kuadër të trupave mbrojtëse të NATO-s, ISAF. Shumica e tyre janë në Kabul, që konsiderohet si një nga zonat relativisht të sigurta në vend. Përveç kësaj në jug veprojnë edhe gjashtë aeroplanë francez të tipit "Mirage", si në zbulim ashtu edhe në veprimet luftarake. Ashtu si edhe Gjermanisë, Francës i është kërkuar vazhdimisht të dërgojë këmbësori në rajonet e rrezikshme të vendit, pra në jug ose në lindje. Në këto zona ushtarët amerikanë, britanikë dhe kanadezë luftojnë thuajse çdo ditë me talibanët. Deri tani Franca, ashtu si edhe Gjermania, nuk e ka pranuar këtë kërkesë. Francezët marrin pjesë edhe në trajnimin e ushtarëve afganë: gjatë javëve më të fundit janë dëgjuar vazhdimisht spekulime, se këto ekipe trajnimi ndoshta do të duhet të shoqërojnë nxënësit e tyre afganë në jug të vendit. Qeveria gjermane e ka rrefuzuar këtë për trajnuesit gjermanë për shkaqe sigurie.
  • Data 22.12.2007
  • Autor Kai Küstner
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CfDt
  • Data 22.12.2007
  • Autor Kai Küstner
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CfDt