1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Viza në këmbim të emigrantëve të paligjshëm në BE

Në këmbim të marrëveshjes së ripranimit të refugjatëve BE ra dakord që të rifillojë negociatat për liberalizimin e vizave për shtetasit turq.

Turqia do të ripranojë në të ardhmen emigrantë, që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Bashkimin Evropian nëpërmjet Turqisë. Turqia është vend i madh tranziti për refugjatë nga Afrika e Veriut apo Azia. Nga Turqia depërtojnë në Greqi ose Bullgari dhe në këtë mënyrë në territorin e BE-së dhjetëra mijëra refugjatë. Marrëveshja e ripranimit të refugjatëve do të nënshkruhet më 16 dhjetor. Në këmbim të kësaj Bashkimi Evropian ra dakord që të rifillojë negociatat për liberalizimin e vizave për shtetasit turq.

Renate Sommer

Renate Sommer

"Më duket e mahnitshme që kjo u arrit," thorë eurodeputetja Renate Sommer, e cila ishte me një delegacion në Ankara. Sommer thotë se kishte pasur përshtypjen se Turqia nuk dëshironte ta zbatonte marrëveshjen e ripranimit. Renate Sommer është anëtare e grupit parlamentar evropian, që merret me marrëdhëniet me Turqinë dhe zhvillon rregullisht bisedime në Ankara. Turqia dhe BE po negociojnë për këtë marrëveshje prej tetë vjetësh dhe prej një viti marrëveshja ishte e gatshme për nënshkrimin, thotë Sommer. Por përpjekja turke për ta kombinuar këtë marrëveshje për refugjatët me një liberalizim të vizave nuk mund të zbatohet kaq shpejt, thotë parlamentarja - sepse ky propozim ndesh në rezistencë të konsiderueshme në disa vende anëtare të BE-së.

Pritje e gjatë për liberalizimin e vizave

Liberalizimi i vizave në nivel BE-je nuk mund të bëhet pa pëlqimin e të gjitha vendeve të BE-së. Tani do të fillojë vetëm procesi i diskutimit. Zbatimi i liberalizimit të vizave për qytetarët turq do të zgjasë sipas vlerësimit të eurodeputetes Sommer disa vjet. Si Turqia dhe BE-ja janë negociatorë të vështirë - dhe ende mund të ndodhin shumë gjëra. Megjithatë, Turqia e di "se BE-ja është e gatshme për të negociuar, nëse nënshkruhet një marrëveshje e tillë," thotë Sommer në një intervistë për Deutsche Welle-n.

Franziska Keller

Franziska Keller

Eurodeputetja e Partisë Ekologjike, Franziska Keller, nuk e kupton se përse është kaq i vështirë liberalizimi i vizave për qytetarët turq. "Në Turqi, lehtësimi i vizave është një çështje shumë e madhe për shkak se shumë njerëz kanë shumë vështirësi për të marrë vizë." - thotë Keller.

Politika turke ndaj azilantëve

Eurodeputetja Keller e kritikon marrëveshjen për rikthimin e refugjatëve që kanë hyrë në BE përmes territorit turk, sepse sipas saj në Turqi nuk ka asnjë mundësi për të kërkuar azil ose për të marrë një status të tillë. Pra askush nuk e di se ç'ndodh me emigrantët që kthehen në Turiq. Ata vërtetë mund të regjistrohen si refugjatë tek UNHCR. Por certifikata e refugjatit që u jep UNHCR-ja në Turqi nuk u vjen në ndihmë personave prekur, thotë Franziska Keller. "Unë shpresoj që presioni politik ndaj Turqisë të rritet, në mënyrë që më në fund Turqia të ndërtojë një sistem funksional për azilin dhe të hapë atë për njerëzit që kërkojnë mbrojtje nga e gjithë bota." Gjithësesi në rastin e refugjatëve sirianë Turqia ka bërë shumë më tepër se BE-ja, thotë Franziska Keller. Në Turqi kanë gjetur strehë rreth një gjysmë milionë refugjatë sirianë.