1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Viza kundrejt radarëve - Kryeministri çek viziton Uashingtonin

Kryeministri çek Mirek Topolanek, do ta kuptojë edhe njëherë gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, se presidenti amerikan Xhorxh Bush ka nevojë për mbështetjen e tij.

Skenë në rrugë gjatë takimit të Natos në Pragë, 2002

Skenë në rrugë gjatë takimit të Natos në Pragë, 2002

Bushi kërkon miratimin e Çekisë për ngritjen e një stacioni radarësh në kuadër të sistemit raketor mbrojtës. Por edhe çeku dëshiron diçka: çekët në të ardhmen duhet të kenë të drejtë që të udhëtojnë pa vizë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat çeke ndërkohë kanë filluar të flasin për një shkëmbim amerikano-çek: radarët kundrejt vizave.

Kryeministri çek Mirek Topolanek

Kryeministri çek, Mirek Topolanek

Për çdo ditë ata qëndrojnë në rradhë. Nëse një çek dëshiron të udhëtoj për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës - si ky student përshembull duhet të lajmërohet në ambasadën amerikane në Pragë dhe të kërkoj një vizë: 'Qëndroj këtu për marrjen e një vize. Në maj dua të vizitoj miqët e mi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fatkeqësisht ata nuk kanë hequr ende regjimin e vizave andaj më duhet të qëndroj në rradhë'.

Sipas këtij studenti nuk është e drejtë që për njërën palë të qëndrojnë rrugët e hapura për lëvizje e për tjetrën jo: 'Amerikanët mund të vijnë këtu kur të duan ndërsa ne duhet të përulemi këtu. Për një vizë ne duhet të lutemi dhe të paraqesim të gjitha dokumentet e mundshme, bile edhe gjendjen e llogarisë në banke e të dhëna tjera personale. Ka një muaj që merremi me këtë punë edhe pse duam që të shkojmë vetëm si vizitorë dhe kemi blerë ndërkohë edhe biletat. Por ne nuk e dijmë ende se a do të na lëshohen vizat'.

Protesta kundër Bushit në Pragë

Protesta kundër vizitës së Bushit në Pragë, 7 qershor 2007

Nuk është çudi që politikanët çekë e kanë bërë këtë temë që do të diskutohet edhe në Uashington - njëjtë si shtetet tjera. Megjithatë kryeministri çek Topolanek, e di se për kërkesën e tij ai ka edhe çfarë të ofroj. Përfundimisht janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që duan të ndërtojnë në Çeki një stacion radar si pjesë të mbrojtjes antiraketore në Evropë. Kur Topolanek sot do të jetë mysafirë në Shtëpinë e Bardhë me siguri që kjo do të jetë një prej temave kryesore në bisedimet me presidentin Bush. Në mediat çeke flitet ndërkohë për një shkëmbim. Ngritja e një stacioni radarësh kundrejt heqjes së vizave për çekët.

Sistemi raketa mbrojtëse amerikane në Poloni dhe Çeki

Sistemi raketa mbrojtëse amerikane në Poloni dhe Çeki

Jo, tha edhe njëherë kryemninistri Topolanek. Ka gjëra më të rëndësishme për vendin e tij kur bëhet fjalë për temën e mbrojtjes antiraketore:'Qëllimi ynë është që të sigurojmë kushtet më të mira. Ne jemi të interesuar që firmat çeke të jenë pjesëmarrëse në ndërtimin e stacionit pasi që kjo është prioritet i qeverisë sonë që edhe ekonomia çeke të ketë përfitimet e saj'.

  • Data 27.02.2008
  • Autor Peter Hornung / Prag (HR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DE5D
  • Data 27.02.2008
  • Autor Peter Hornung / Prag (HR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DE5D