1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vizë pune në vend të azilit

Mbi 17.000 vetë nga Ballkani Perëndimor kanë ardhur së fundi për punë në Gjermani. Ardhja e tyre është bërë në bazë të një rregulloreje të posaçme për vendet e Ballkanit të miratuar para një viti.

Numri i azilkërkuesve të rinj nga të ashtuquajturat shtete të Ballkanit Perëndimor është pakësuar dukshëm, njëkohësisht mijëra vetë kanë ardhur për punë në Gjermani. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në rrugë legale kanë ardhur 17.184 vetë nga Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, për të punuar këtu, bëri të ditur të hënën në Berlin, Thomas Liebig nga Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD) .

Rregullorja e veçantë për migrantët e punës nga shtetet e Ballkanit Perëndimor qe vendosur në tetor 2015. Ajo është e kufizuar deri në vitin 2020. Rregullorja parashikon që edhe punonjës pa kualifikime të veçanta mund të aplikojnë që në atdheun e tyre për një vizë pune në Gjermani. Për azilkërkuesit kjo vlente vetëm nëse ata e tërhiqnin kërkesën e azilit dhe largoheshin menjëherë nga Gjermania.

Disa shtetet të Ballkanit ishin në 2015 në listën e shteteve kryesore prej nga vinin azilkërkues në Gjermani. Në gusht të këtij viti në këto vende vazhdonte të bënte pjesë vetëm Shqipëria.