1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Viti i ardhshëm interesant për politikën gjermane

Shtypi zviceran mbi politikën gjermane

default

Logo e Neue Züricher Zeitung, NZZ

Mbi peizazhin politik në Gjermani një vit para zgjedhjeve parlamentare zviceranja «Neue Zürcher Zeitung» shkruan:

«Viti i ardhshëm premton të jetë interesant për politikën gjermane. Raportet e pritshme të forcave mund të shpien në njëfarë rilindjeje të partive të vogla, pra të liberalëve dhe të të gjelbërve, të cilëve dy partitë e mëdha po përpiqen që tani t'i bëjnë për vete me rituale të qarta testimi. Kjo sjellje prej të dashuruari e të mëdhenjve mbështetet në të kuptuarit se me ngjitjen e Partisë së Majtë në shkallën e një force kombëtare është ngatërruar tërë aritmetika zgjedhore gjermane, dhe se ditët e kaosit të landit Hesen duhen shmangur me çdo kusht në rrafshin kombëtar. Mund të ndodhë që prej kakofonisë së tanishme dhe larmisë partiake të dalë një ndarje më e qëndrueshme e pushtetit dhe një qeveri gjermane më e aftë për të vepruar..»

  • Data 14.09.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FHti
  • Data 14.09.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FHti