1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Viti Europian i Dialogut Ndërkulturor mbërrin edhe në Shqipëri

Në ditën e dytë të javës evropiane, “ Dita e Hapur”, rinia e Tiranës mund të marrë informacion në sallat e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës për ecurinë e procesit të integrimit Europian të Shqipërisë.

default

Studentë të Universitetit të Tiranës

Ky është i katërti vit që nisma e BE, për një Javë Europiane po realizohet në Shqipëri. Koncerte, shfaqje filmash, ligjërata dhe konkurs për historinë e BE, marrëdhëniet e këtij Bashkimi me Shqipërinë, zhvillimet e fundit në Europë dhe sidomos ato prekin edhe Shqipërinë do të përbëjnë programin e pasur të kësaj javë.

Sot, dita e dytë e kësaj jave është quajtur “ Ditë e Hapur” Rinia e shkollave të mesme të Tiranës mund të marrë të gjithë informacionin që dëshëron në sallat e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës për ecurinë e procesit të integrimit Europian të Shqipërisë, të bëjë pyetje për aspekte të veçanta por edhe të japë mendimet dhe sugjerimet e veta.

“Dita e hapur” organizohet nga Ministria e Integrimit Europian.
“Shqipëria tanimë ka një ftesë për anëtarësim në NATO. Dhe po punon me vendosmëri përtë mbajtur lart ritmin e reformave që do të bëjnë të mundur kalimin në një stad më të avancuar në raportin me BE. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe BE është ratifikuar tanimë nga Parlamentet e 17 vendeve anëtare të BE, kanë mbetur edhe Parlamentet e 8 vendeve të tjera anëtare. Ndërkohë që ka një marrëveshje të lehtësimit tëvizave mes Shqipërisë dhe BE që është në veprim. Është hapur dialogu politik për liberalizimin e marrëveshjes së vizave, që kemi shpresa të përfundojë vitin e ardhshëm.”, tha Ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu.
Konkursi i rinisë të shkollave të mesme ”Unë dhe Europa” do të jetë vijimi i aktiviteteve në pasditen e sotme. Si e perceptojnë rinia e Tiranës raportin mes saj dhe Europës, çfarë kontributi mund t´i japë ajo zhvillimit ekonomik dhe kulturor te Europës? Si mund t´i realizojnë aspiratat për qytetarinë europinae? Te tilla pyetje dhe të tjera do të përbëjnë çështjet kryesore për të cilat rinia e Tiranës do të konkurojë.
Jashtë konkursit nuk ka mbetur edhe historia e krijimit të BE dhe domethënia e 9 Majit, Ditës së Europës, kur përfundon edhe programi i Javës Europiane në Shqipëri.

Në komunikatën zyrtare te Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë me rastin e kësaj jave vihet ne dukje se ” ishte 9 maji i vitit 1950 kur ministri i atëhershëm francez i Punëve të jashtmë, Robert Shuman, paraqiti propozimin e krijimit të Komunitetit Europian, për të çimentuar zgjidhjet paqesore ne kontinentin tone,propozim, të cilit me pas iu referruas si “Deklarata e Shumanit” si dokumenti themelues i Bashkimit te tanishem Europian, bashke me monedhën e përbashkët, euron, flamurin dhe hymnin e BE.”.

Java europiane në Tiranë dhe në qytetet kryesore të Shqipërisë përkon edhe me vitin Europian te Dialogur Ndërkulturor me moton ” Jo per ata dhe për ne, por per ty dhe mua”

  • Data 03.05.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dsss
  • Data 03.05.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dsss