1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Viti 2008, vit i solidaritetit për vetveten

Unioni i Gazetarëve në Shqipëri ka nisur një fushatë sensiblizuese për respektimin e kontratave kolektive të punës, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve të punës për punonjësit e mediave

Gazetat në Tiranë

Gazetat në Tiranë

Unioni i Gazetarëve në Shqipëri ka nisur një fushatë sensiblizuese brenda rradhëve të komunitetit të medias, apo me punëdhënësit e institucionet publike përgjegjëse për të respektuar kontratat kolektive të punës, si dhe përmirësimin e kushteve marrëdhënieve të punës për punonjësit në media, si dhe krijimin e lehtesirave në disa shërbime publike e private për gazetarët.

"Viti 2008 është shpallur nga ne si vit i solidaritetit për vetveten", thotë për DW-në kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë (UGSH), Aleksandër Cipa. Duke prezantuar nismën e organizatës që ai drejton Cipa sqaron se "kjo do të thotë që jemi të përfshirë në një fushatë sensibilizuese në rradhët e komunitetit tonë të gazetarëve, të punëdhënësve tanë, të institucioneve që kanë lidhje me këtë proces për të përmirësuar kushtet e punës, por dhe për të institucionalizuar marrëdhëniet e punës. Kjo ka të bëjë në rradhë të parë me respektimin rigoroz të kontratave të punës në njësitë mediatike, por dhe duke i kërkuar kompanive të ndryshme të shërbimeve për të krijuar lehtësi për anëtarët e komunitetit tonë".

Sa i takon institucionalizimit të marrëdhënieve të punës, UGSH-ja, do të këmbëngulë në vendosjen e një hirearkie të drejtimit dhe të oprimit në mjediset mediatike. Që të respektohen të drejtat sociale të gazetarëve, përcaktimi i orëve javore të punës, të periudhës së pushimeve vjetore, njohja e lejeve të shtatzanisë për punonjëset në bazë të kodit të punës etj.

Kryetari i Unionit, Aleksandër Cipa thotë së në Shqipëri duhet të aplikohen lehtësira për gazetarët nga kompanitë publike dhe private që operojnë psh., në transportin ajror, ate rrugor, ne telefonine fikse dhe atë mobile, të shërbimit të internetit etj., njësoj si në vendet e tjera europiane.

UGSH është duke kontaktuar me Unionin e Dhomave të Tregëtisë, ku janë antarësuar një pjesë e mirë e këtyre operatorëve, por dhe duke komunikuar drjtëpërdrejtë me stafet drejtuese të tyre për të vendosur marrëdhënie bashkëpunimi.

  • Data 29.02.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFfe
  • Data 29.02.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFfe